Vuçiq: Sulmi ishte i organizuar nga tifozët e Sanxhakut! (VIDEO)

11.07.2015 (komentet: 0)

Kryeministri serb tha se ka informacion se në  Potoçari është  sulmuar tifozët nga  Serbia.

Kryeministri i Republikës së Serbisë Aleksandar Vuçiq është sulmuar dhe pritur me fishkëllima të shtunën në Qendrën Përkujtimore Potoçari afër Srebrenicës, ku janë të varrosura mijëra viktima të gjenocidit të forcave serbe.

 

 






Pasi që  në Srebrenicë - Potoqari iu fishkëllua, mandej hedhje gurësh dhe objekte të ndryshme  ndaj  kryeministrit serb Aleksandar Vuçiç,   pas kthimit në Beograd, për media  tha se  u mirëprit ngrohtësisht nga familjet e viktimave dhe   nuk i bënë përgjegjës për  sulmin ndaj tij.

Ai tha se u godit me gur në gojë, pastaj  syzet i bien në tokë dhe iu thyhen. Vuçiq tha se makina delegacionit të tij  është dëmtuar rëndë.

Vuçiq tha se sulmet nuk janë organizuar nga familjet e viktimave. Sipas informatave që mori tha se , "sulmi ishte organizuar nga mbështetësit e një klubit të futbollit nga Serbia", duke aluduar në simpatizuesit e klubit të futbolli nga Novi Pazari.

Duke i konsideruar boshnjakët fqinjë dhe miq, porositi: '' Mos u shqetësoni për budallenjtë të tillë ka  gjithkund ''.

Sipas tij, "sulmi ishte i organizuar mirë dhe ishte i përgatitur." Ai gjithashtu tha se ishte "i lumtur që sulmi nuk është  organizuar  nga familjet e viktimave dhe atyre që kanë humbur dikë."

Vuçiq me këtë rast nuk mundi pa e përmend edhe Edi Ramën , i cili, sipas tij kishte shkaktuar incident në  me  deklaratën e tij për Kosovën, po se në Serbi  nuk i ka munguar as një qime e flokut".

Ndërsa që situata të mos eskalojë më shumë të pranishmëve iu drejtua lideri fetar i myslimanëve të Bosnjës Husein Kavazoviq. «Të dashur vëllezër dhe motra. Të qëndrojmë me dinjitet me dhimbjet tona. Të ruajmë dinjitetin si myslimanë, ky është obligim yni ndaj shehidëve tanë dhe fesë sonë. Keni ardhur këtu t’u faleni anëtarëve të familjeve tuaja para arkivoleve dhe jo atyre që këtu kanë ardhur për arsye të ndryshme», tha Kavazoviq.

/kokaj.net/

Kthehu mbrapa

Shto koment