Vuçiq: Pendohem dhe turpërohem për të kaluarën

21.01.2014 (komentet: 0)

Zëvendëskryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiq turpërohet për të kaluarën e tij nacionaliste. ”Për dallim prej shumë politikanëve në Serbi, që bëjnë se kinëse gjithmonë kanë qenë me orientime politike të drejta, unë nuk turpërohem të them: kam qenë në lajthitje, kam qenë në rrugë të gabuar. Kam qenë i padrejtë. Edhe pse është vështirë, e pranoj lajthitjen time“, ka deklaruar Vuçiq në një intervistë në gazetën Frankfurter Allgemaien Zeitung.

   Vuçiq: Pendohem dhe turpërohem për të kaluarën

 

”Është më mirë për të gjithë në vend të bëhemi objektiv dhe të thuhet me emër ajo çka ka qenë e gaueshme në Serbi. Edhe për serbët do të jetë më e lehtë të bëhen vetëkritikë. Ata tani mund të thonë: Kur Vuçiq e pranon se ka qenë në rrugë të gabur, mund ta pranojmë dhe ne“, ka deklaruar ai.

Vuçiq ka theksuar se serbët kanë qenë të verbër ndaj idesë evropiane, kur të gjithë të tjerët e shihnin atë. ”Kur në vitin 1989 ra Muri i Berlinit, ne serbët nuk kemi kuptuar asgjë. Ne nuk e kuptonim botën. Ideja evropiane po piqej, ndërsa ne nuk shihnim asgjë. Sot unë them: Ne e duam Rusinë, do të bashkëpunojmë me të, por e ardhmja jonë pa dyshim është në Perëndim“, ka deklaruar Vuçiq.

”Neve serbëve na mungon etika protestante e vetëkritkës. Nuk jemi mjaft të vetëdijshëm dhe përgjegjës, ne duhet të ndryshojmë mentalitein tonë“, ka theksuar ai.

”Nuk është vetëm çështja e Kosovës, apo kriza ekonomike par së cilës friksohem, jo të gjitha këto janë probleme që mund të zgjidhen. Më shumë firkësohem nga mentaliteti ynë, nga shprehitë tonë - ky është problemi ynë“, ka deklaruar ai.

Ai ka pranuar se është i vetëdijshëm për disponimin negativ që ekziston brenda Bashkimit Evropain kundër zgjerimit me anëtarë të rinj siç është Serbia, e cila, siç u shpreh, konisderohet si zjarrvënsia e Ballkanit, po ai ka deklaruar se Serbia do të punojë fort për të ndryshuar këtë qëndrim, dhe këtë ka thënë ai, duhet dhe të bëjë vetë Serbia.

''Edhe në Gjermani, ndonëse janë skeptike për ndryshimin tonë, nuk mund të gjendet askush që mund të thotë se për një vit e gjysmë është mashtruar, apo gënjyer nga dikush në Beograd. Atë që e premtojmë, atë e realizojmë“, ka thën Vuçiq në gazetën gjermane FAZ.

”Në të kaluar ne vazhdimisht kemi premtuar diçka, kemi menduar dicka tjetër dhe kemi bërë po ashtu diçka tjetër, të tretë. Tani është ndryshe. Po përmend një shembull: Pas 14 vitesh, ka një aktpadi kundër vrasësve në rastin e gazetarit Slavko Çuruvija. Ne nuk fshehim asgjë. E pranojmë botërisht: një pjesë e shtetit e ka vrarë atë njeri. Për këtë vrasje do të përgjigjën dhe arrestohen shumë njerëz“, ka deklaruar Vuçiq.

Ai ka thënë se partaia e tij është e vendosur të shkojë drejt reformave dhe nëse Daçiq dhe partia e tij do të dalin kundër, do të ndahen nga ai.

”Shumë njerëz në Serbi mendojnë se shteti duhet të kujdeset për ta dhe se shteti u ka borxh. Njerëzit në Serbi shumë pak tregojnë përgjegësi vetanake. Neve nuk na ka faj Gjermania apo ndonjë vend tjetër, ne jemi vetë problemi. Presim të tjerët të na i zgjidhin problemet, ose presim që zgjidhja të na vijë nga qielli“, ka dekluar Vuçiq në intervistë për FAZ.

Kthehu mbrapa

Shto koment