Vuçiq: Kosova kushti i parë për të filluar bisedimet për pranim në BE
21.09.2012 (komentet: 0)
Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Mbrojtjes në qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vuçiq pret që Serbia në pranverë, më së voni deri nga mesi i vitit të ardhshëm të marrë një datë për fillimin e negociatave për t'iu bashkuar BE-së, dhe se kushti i parë për Brukselin do të jetë çështja e Kosovës.
Nëse më pyesni se cili do të jenë kushti kryesor për datën e fillimit të negociatave, i parë do të jetë ajo që është më e rëndësishmepër ta , e ajo është çështja e Kosovës dhe se si kemi me i zgjidhur problemet, veçanërisht në veri – tha Vuçiq para gazetarëve gjatë një pushimi në forumi dytë të Beogradit, transmeton agjesia Tanjug.
Sipas fjalëve të tij, kushte tjera janë edhe çështja e "terorizmit ndër-kufitar " dhe "Islami radikal" si dhe lufta kundër korrupsionit.
- Nuk kan me na leju as t'i afrohemi BE-së pa krijimin e sistemeve dhe mekanizmave të luftës së ashpër kundër korrupsionit - tha ai.
Vuçiq shtoi se nuk është për t'u habitur që datën e fillimit të negociatave Serbia nuk do të merrn para Vitit të Ri.
- Fjala është se qeveria e mëparshme mori përsipër detyrat e cila as nuk bëri kurfar përpjekjesh për ti zbatuar dhe tani është një detyrë e vështirë për ne, duhet të bëjmë diçka për të cilën as që kemi biseduar fare - tha Vuçiq.
Ai tha se kjo punë nuk do të jetë e lehtë, por Serbia patjetër ka për të përfunduar.
- Ne jemi të angazhuar dhe duam t’i bashkohemi BE-së dhe këtë punë do ta bëjmë – tha Vuçiq .
Kur është fjala për kushtet e vënë para Serbisë dhe që nuk janë të lidhura me Kosovën, Vuçiq tha se të gjithë ata që kishin me kritikuar do të kenë absolutisht të drejtë - edhe kur është fjala për luftën kundër korrupsionit, ekonominë dhe çështje të tjera.
- Para nesh është një punë e madhe të cilën duhet ta kryejm , për të bërë përparim të vërtetë, e jo vetëm fjalë. Unë jam i bindur se në gjashtë muajt e ardhshëm kemi për të bërë atë – tha Vuçiq, për mediat në Serbi transmeton Tanjug.
/Ismet Azizi/
Shto koment