Vriten dy vëllezër në Shqipëri

02.01.2016 (komentet: 0)

Ditët e para të vitit 2016 në Shqipëri janë përgjakur nga aksidente dhe vrasje që kanë tronditur opinionin publik. Gjatë ditës së djeshme, një krim brenda familjes tronditi qytetin e Sarandës, ndërsa sot një tjetër vrasje e dyfishtë u regjistrua në fshatin Drishtë të Shkodrës.

Sipas burimeve të policisë së Shqipërisë, viktimat janë dy vëllezër, identiteti i të cilëve nuk dihet akoma. Të njëjtat burime shtojnë se kanë identifikuar autorin e krimit dhe janë në ndjekje të tij.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilët kanë nisur hetimin për të zbardhur ngjarjen e rëndë./Shekulli Online/

Kthehu mbrapa

Shto koment