Vriten dy ushtarë serbë në kufi me Kosovën nga shpërthimi i një bombe

01.08.2012 (komentet: 0)

Ministria serbe e mbrojtjes njoftoi se janë vrarë, të mërkurën, dy ushtarë serbë gjatë shpërthimit të një bombe të vjetër të NATO-s. Sipas B92, kanë vdekur nënoficerët Slavisha Markoviq (36) dhe Nebojsha Miliq (37).

Dy ushtarët, sipas ministrisë, “humbën jetën duke e pastruar një fushë nga minat që kishin mbetur nga lufta e vitit 1999 në Kosovë”.

Incidenti thuhet se ndodhi në afërsi të një barake ushtarake në Malet e Kopaonikut në kufirin Serbi-Kosovë.

Sipas medieve serbe, qindra fusha të minuara ku ende gjenden bomba të pashpërthyera kanë mbetur në Serbi pas fushatës 78 ditore të NATO-s, e cila u dha fund sulmeve të ushtrisë serbe mbi popullatën e Kosovës. 

Kthehu mbrapa

Shto koment