Vrasje sipas skenarit të policisë serbe?

03.09.2013 (komentet: 0)

Fatmir Metiqi i ndjerë ka qenë i arrestuar nën akuzat se ishte i përfshirë në një grup i cili ka qëlluar policinë serbe

Pazari i Ri (Novi Pazar) - Në Pazarin e Ri, në qendër të qytetit, rreth orës 13.30 është qëlluar me armë për vdekje Fatmir Metiq (27 vjeq), ndërsa Edin Shkrijel është plagosur në këmbën e djathtë.

 

1209262_590022694373143_1207033525_n

Tanjug bënë të ditur  se vrasës është  Samir Koca, i quajtur Jenki, i cili është në arrati, transmeton sanxhakpress.

Koca ka qëlluar me armë zjarri  në drejtim te Fatmirit dhe Edinin deri sa ishin duke ngarë motoqikletën,  pra në lëvizje, në afërsi të bedemit (kalasë) së qytetit.

Policia siq thuhet, kinse  është në kërkime intensive  për ta kapur kryesisin e kësaj vepre.

Fatmir Metiqi  tashmë i ndjerë ka qenë i arrestuar nga  xhandarmëria serbe , kur edhe nga policia u janë rrahur  anëtarët e familjes, me dyshimin se ai ishte në grupin që qëlluan automjetin  e policisë, për të cilin rast është raportuar më heret , thuhet në sanxhakpress .

Të akuzuarit ishin  liruar, sepse nuk u gjetën  prova për mbajtje, edhe pse mediat serbe bënë  një sërë informacione të rreme, duke përfshirë edhe ata që gjetën drogë, munucion etj.

Në qytet spekulohet se kjo vrasje është një përgjigje e policisë për shkak të sulmit ndaj  automjetit të policisë, duke marrë parasyshë se kryerësi i krimit është i  njohur si bashkëpunëtor i shërbimit serb, përfundon sanxhakpress.

Kthehu mbrapa

Shto koment