Vrasja në Gostiva

07.03.2012 (komentet: 0)

Ngjarjet e këtyre ditëve, vrasja dhe reagimet e vonuara të pushtetarëve maqedonas bënë që në skenë sërish të dalin grafite me prefiksin “anti”, ku shkruhet pa censurë e pa pardon. Dhe kjo është provë e brishtësisë së demokracisë dhe qëndrueshmërisë jo vetëm politike të Maqedonisë.

Seladin Xhezairi

SHKUP, MARS - Në Gostivar, Tetovëe në Shkup ditëve të kaluara u zhvilluan protesta masive që përfunduan pa ndonjë incident serioz. Pësuan xhamat e dyqaneve të pronarëve maqedonas dhe tek-tuk të ndonjë shqiptari, ama specialët maqedonas,kësaj radhe ndërruan marshutëndhe, ndonëse në gjendje gatishmërie, mbetën larg syve të protestuesve. Në Gostivar.

Në Shkup, ndërkaq, për herë tëparë më duket, u valëvitën njëri pranë tjetrit, në duar të shqiptarëve e maqedonasve, flamuri kombëtar shqiptar dhe ai shtetëror maqedonas, në shenjë dënimi të dhunës policore. Dy ditë pas vrasjes së dyshqiptarëve në Gostivar nga njëpolic i cili në momentin e krimit nuk ishte në detyrë, pasoi edhe një “sqarim-qortim” i vonuar i ministres së Brendshme, Gordana Jankulovska, për zëdhënësin e policisë, Kotevski, se “vrasja ishte kryer në vetëmbrojtje”. “Bëhet fjalë për keqkuptim ose gabim, pasi ngjarja nga ana e MPBsë është kualifikuar si vrasje. Mendoj se është e padrejtë të bëhen tentime që politikisht ose në mënyrë tjetër të përfitohet nga kjo ngjarje, pasi bëhet fjalë për një ngjarje kur dy persona humbën jetën. Jeta e njeriut nuk mund të kompensohet me asgjë,”- tha Jankulovska duke shprehur ngushëllime për familjet e viktimave.

Mesazhe të ngjashme ka drejtuar edhe kryeministri Gruevski. Sipas tij, “rasti i Gostivarit është ngjarje tragjike për tri familje, por përgjithësisht edhe për gjithë qytetin, për të gjithë shtetin”. Pavarësisht nga këto deklarata, media elektronike proqeveritare maqedonase, ditët e fundit, mbase duke parë dënimin e njëzëshëm të vrasjes, ka nisur t’i fryjë një varianti fare pak të besueshëm, sipas të cilit polici Jakim Trifunovski, vrasësi i Besnik Shehapit dhe Imran Mehmedit, paska qenë në gjurmë të zbardhjes së veprimtarisë kriminale me drogë dhe kjo është arsyeja e vrasjes, e jo zënka banale përparkim veture!

Mirëpo, karshi kësaj, po në median elektronike maqedonase fundjavën që lamë pas u hodh më shumë dritë për “profilin” e dorasit (i cili thuhet se është dërguar në paraburgim jo në Shkup po në qytetin e Prilepit “për shkaqe sigurie, sepse atje nuk ka shqiptarë”).Kështu, rezulton se Trifunovski, pjesëmarrës në konfliktin e vitit 2001, ka qenë protagonist edhe në zënka e rrahje të mëhershme. Më mbresëlënës është rrëfimi i gostivarasit Vangjel Stefanovski. Një mosmarrëveshje për një truall i kishte kushtuar thyerje krahu. “Konflikti ndodhi rrugës duke shkuar për në shtëpi. Isha me gruan, me familjen, dhe me një person tjetër. Ai sulm ishte si në film, i bërë sipas një skenari. Makina e tyre kishte ndaluar në rrugë, me dyer të hapura, dhe unë i pyeta nëse kishin nevojë për ndihmë. Dhe, si paralajmërim, më dha një goditjetek tëmthi që më gjakosi. Ngrita krahun, por ma theu me një goditje me shkop bejsboli. Ai me të vëllanë më rrahën sa hap e mbyll sytë dhe as që e kuptova pse ndodhi një gjë etillë,”- ka deklaruar për emisionin KOD Vangjel Stefanovski.

Ai si dhe dëshmitari okular i rrahjes, Fatmir Miftari, kanë deklaruar se autoritetet, drejtësia, dhe në radhë të parë Ministria e Brendshme, ka qenë dashur ta bënin zap policin Trifunovski. Sikur të kishte ndodhur kjo atëherë sigurisht se do të parandalohej vrasja e dyfishtë. Në të njëjtën kohë, ekspertët duke marrë si shkas rastin e Gostivarit dhe të kaluarën e dorasit, tërheqin vërejtjen se nuk është e rekomandueshme që njerëzit e përfshirë në konfliktin luftarak të “ri shoqërohen” me armë ose nëse edhe kjo ndodh, atëherë t’i nënshtrohen kontrollit të rregullt, periodik, mjekësor. Argument se kompetentët është dashur të ndërmarrin diçka është edhe njoftimi i kryetarit të komunës së Gostivarit, Rufi Osmani, sipas të cilit deri tani ka pasur mbi 20 ankesa nga qytetarët për “policin delikuent”.S’do mend se në rastet e tilla, opozita është më e zhurmshme, në dënimin e brutalitetit policor, por kur është fjala për Maqedoninë, opozitat e të dyja komuniteteve, sikur harrojnë se në të kaluarën jo fort të largët, të këtyre dy dhjetë vjeçarëve, edhe ato kanë provuar se janë larg ushtrimit të shtetit të së drejtës dhe, edhe atyre u faturohen shumë viktima. Dhe, për më tepër,edhe ngjarjet e këtyre ditëve, vrasja dhe reagimet e vonuara të pushtetarëve maqedonas bënë që në skenë sërish të dalin grafite me prefiksin “anti” ku për kundërshtarin flitet e shkruhet pa censurë e papardon. Dhe kjo është provë e brishtësisë së demokracisë dhe qëndrueshmërisë jo vetëm politike në këtë vend.

Kthehu mbrapa

Shto koment