Vranja në protestë kundër manifestimeve dhe lirimin e Ramushit

29.11.2012 (komentet: 0)

Partia Radikale Serbe (PRS) dega në Vranjë do të organizojë protesta, ka njoftuar Stefan Dudina, kryetar i këshillit drejtues të kësaj partie në këtë qytet.

 

“Të premten së pari do t'i drejtohemi gazetarëve, ndërsa në orën 11:30 do të fillojmë me marshin protestuesn nëpër qytet. Në këtë mënyrë do të shprehim pakënaqësinë për ate se shteti në jug të Serbisë lejonë ngritjen e përmendoreve për “terroristët”, lejon festimin e Ditës së Pavarësisë dhe vendosjen e flamujve të Shqipërisë. Do të reagojmë edhe për shkak të vendimit për lirimin e Ramushit dhe të tjerëve nga tribunali i Hagës”, ka thënë Dudina, transmeton Titulli.

Duhet theksuar se Partia Radikale Serbe nëzgjedhjet e fundit ka humbur statusin e subjektit parlamentar.

Kthehu mbrapa

Shto koment