Vojsllav Sheshel: Nikoliqi e Vuçiqi, bashkëpunëtorë të mi në krime lufte

20.12.2014 (komentet: 0)

VIDEO

I akuzuari i Hagës Vojsllav Sheshel, në një intervistë ekskluzive për TV FACE të Sarajevës deklaroi se "Srebrenica është kyçi  i komprometimit serb  dhe se është e rëndësishme të thuhet,  sepse  Srebrenica është pika më e errët në anën serbe .

 

"Unë nuk e kontestojnë krimin në Srebrenicë, vetëm them se nuk është gjenocid".

"Kanë qenë tre kampe në Prijedor ku njerëzit janë vrarë, torturuar dhe plaçkitur. Këta ishin civilë. Unë nuk e kontestoj krimet në Prijedor, nuk e kontestoj  krimin në Srebrenicë, nuk dua ta kontestoj asnjë  krim ".- tha Sheshel për FACE.

Duke iu përgjigjur një pyetje në lidhje me rolin  në  luftë të kryetarit aktual serb Nikoliq  dhe të kryeministrit serb Vuçiç, Sheshel tha direkt se "në qoftë se ai është një kriminel lufte, atëherë janë edhe  Nikoliqdhe Vuçiq".

"Nikoliq ishte  vullnetar në Sllavoninë Lindore, dhe për merita në luftë  është avansuar në gradën Vojvodë çetnik. Vuçiq ishte  vullnetar në varrezat hebraike (në Sarajevë), tek Slavko Aleksiç. Vuçiq i ka dhënë gjithmonë deklarata më ekstreme nga unë. Unë kurrë nuk kam thënë  që për vrasjen e një serbi të vriten  100 mysliman.  

Në  intervistën e emituar  në ditarin qendror të  FACE , Sheshel e veçoi  Zhelko Razhnatoviq Arkanin: "Unë nuk i kam kursyer kriminelët nga ana serbe. Arkani ishte kriminel nën firmën e Shërbimit të Sigurimit të Shtetit.  Në  Zvornik, në vitin 1992 erdhi me makina të policisë Federale me drita rrotacionale   me 39 e njerëz  të tij. Me urdhër të Biljana Plavshiq, autoritetet lokale në Zvornik i  janë dhënë  atij 350.000 marka për të luftuar"- tha Sheshel.

Në pyetjen e përsëritur se a do të  kthehet vullnetarisht në Hagë, Shesheli tha se nuk do të kthehet vullnetarisht, dhe shtoi: "Nëse Nikoliq dhe Vuçiq më arrestojnë, si bashkëpjesëmarrës të mi të drejtpërdrejtë në krime lufte, atëherë çfarë mund të bëj" ...

Në fillim të intervistës, kur u pyet për të shpjeguar paradoksin që ishte dikur  doktori i shkencave juridike më i riu në vend u bë një nacionalist, Sheshel tha se nacionalizmi e ka fituar në familje.

/kokaj.net/

Kthehu mbrapa

Shto koment