Vjena po përgatit “takimin historik” të Thaçit me Daçiqin

15.06.2013 (komentet: 0)

Zyrtarët austriakë janë duke i kushtruar vëmendje ë madhe pjesëmarrjes së kryeministrit serb dhe atij kosovar të dielën në Forumin evropian në Wachau. Ministri i Jashtëm austriak, Michael Spindelberger krëko ndjesë sot nga deputetët në parlament për arsye se dje nuk ka mundur të marrë pjesë në seancën kushtuar tërheqjes së ushtarëve austriakë nga misioni paqësor në rrafshnaltën e Golanit në Lindjen e Afërme.


 

Ai i tha agjencisë austriake të lajmeve APA, se nuk ka mundur të marrë pjesë në seancën e djeshme parlamentare për shkak të “përgatitjes së takimit historik” të kryeministrave Thaçi e Daçiq, që do të mbahet më 16 qershor. 

Si theksohet në Vjenë, pjesëmarrja e dy kryeministrave do të jetë “maja” e takimit dyditor të këtij forumi. 

Kryetarja e Forumit evropiane në Wachau, Barbara Schwartz, në kumtesë ka paralajmëruar se në takimin e së dielës do të marrin pjesë Daçiq, Thaçi dhe ministrat e punëve të jashtme të Rumanisë e Maqedonisë, raporton Koha. 

Kthehu mbrapa

Shto koment