Vendimi i Kuvendit të Pazarit të Ri për Srebrenicën trazon Serbinë!

08.07.2015 (komentet: 0)

 

Ish-Ministri i Jashtëm serb Vladislav Jovanovic, ish-ambasadori i OKB Pavle Jevremoviq dhe gazetarja e tç përditshmës Politika, Jelena Cerovina kanë vlerësuar se vendimi i asamblesë komunale të Novi Pazarit për gjenocidin në Srebrenicë është në kundërshtim me politikat aktuale të Beogradit.

 

Ata në emisionin "Syri" të Radio-Televizionit të Serbisë theksuan se teksti i Rezolutës së Sulejman Uglanin ngritur në parlamentin serb për miratim, mandej, vendimi i asamblesë së Pazarit të Ri ( Novi Pazarit) dhe projekt-rezoluta e  Mbretërisë së Bashkuar në Kombet e Bashkuara shumë pak dallojnë.

Ish-Ministri i Jashtëm serb i kohës së Millosheviqit, Vladislav Jovanovic ka vlerësuar se vendimi i parlamentit të Novi Pazarit lëndon plagët e vjetra.

"Kjo është një lloj i identifikimit me viktimat. Në qoftë se të gjithë bëjnë një gjë të tillë  (miratojnë rezoluta dhe vendime) nuk është gjë e mirë. Kjo nuk na qon askund "tha Jovanoviq.

Gazetarja e të përditshmes Politika, Jelena Cerovina beson se vendimi i miratuar në asamblenë e Pazarit të Ri (Novi Pazar ) vetëm se trazon ndjenjat, pas një periudhe të marrëdhënieve të mira me Sarajevën.

Ish-ambasadori i OKB Pavle Jevremoviq ka vlerësuar se vendimi i asamblesë së Novi Pazarit duhet të jetë një lloj alarmi.

"Nuk është mirë që në një vend të ketë qëndrime  diametralisht të kundërta, ose  pozicione të ndryshme. Kjo është për mua çështja numër një, "tha Jevremoviq.

Bashkëbiseduesit e RTS për  vendimin e asamblesë të Novi Pazarit thanë në emisionin e titulluar "Evolucioni i rezolutës", në të cilin është  analizuar situata në botë dhe në rajon, pas iniciativës së Mbretërisë së Bashkuar që në Kombet e Bashkuara të miratohet projekt-rezoluta e sajë për Srebrenicën.

T’i përkujtojmë lexuesit, se Ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vitali Çurkin, kishte thënë se draft rezoluta e Britanisë “nuk ishte konstruktive dhe ishte e motivuar politikisht”. Mandej, Rusia ka përdorur veton në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të bllokuar propozimin e Britanisë së Madhe, për të njohur masakrën e Srebrenicës si "gjenocid". Kina, Nigeria, Angola dhe Venezuela kanë abstenuar ndërsa dhjetë anëtarët tjerë ishin për propozimin e Mbrëtërisë së Bashkuar.

/kokaj.net/

 

Kthehu mbrapa

Shto koment