VELIAJ I JEP “ÇELËSIN E QYTETIT” PRESIDENTES SË KOSOVËS

10.09.2015 (komentet: 0)

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti pasditen e sotme presidenten Atifete Jahjaga, të cilës i dorëzoi “Çelësin e Qytetit”

Në takim, biseda mes kryebashkiakut Veliaj dhe presidentes Jahjaga u fokusua në krijimin e kushteve për forcimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Tiranës.
Kryebashkiaku Veliaj e siguroi Presidenten Jahjaga për angazhimin e Bashkisë së Tiranës për shtimin e marrëdhënieve me Bashkinë e Prishtinës dhe theksoi se një nga fushat ku mund të bëhet më shumë është shkëmbimi eksperiencave midis të rinjve.
Në fokus të takimit ishte edhe bashkëpunimi për krijimin e mundësive për parketimin e produkteve turistike mes dy vendeve, si një mënyrë për të rritur numrin e turistëve.
Pjesë e delegacionit nga Kosova ishin edhe ministra të Qeverisë dhe zyrtarë të Presidencës. Gjithashtu, në takim ishin të pranishëm nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Brunilda Paskali, kryetari i Këshillit Bashkiak, Aldrin Dalipi dhe anëtarët e Këshillit Bashkiak, Shezai Rr okaj dhe Klodeta Dibra, si dhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
 

Kthehu mbrapa

Shto koment