Vandalizëm në varrezat myslimane të Novi Pazarit: shkatërrohen 34 objekte

05.07.2016 (komentet: 0)

Duke i gdhirë dita e Fiter Bajramit, vandalë ende të paidentifikuar kanë shkatërruar disa objekte të varrezave myslimane në Novi Pazar.

 

Këtë e bën të ditur televizioni serb B92, duke cituar burime të policisë lokale.

Siç bëhet e ditur në një deklaratë të Prokurorit të qarkut, Jovan Milanoviq, “në të gdhirë, sapo kanë falur namazin e Fiter Bajramit, qytetarët kanë sinjalizuar shkatërrimin e 34 objekteve në hyrje të varrezave myslimane të Novi Pazarit “Gazilar”.

Prokurori Jovanoviq, thekson më tej se “Policia ka nisur hetimet dhe sipas të dhënave parakrake, aktet vandale kanë ndodhur ndërmjet orës 3.00 dhe 5.00 të mëngjesit. Janë marrë filmimet nga telekamerat e survejimit dhe po analizojmë materialin për të gjetur ekzekutorin e vandalizmit dhe autorët”.

Akti vandal është mjaft serioz dhe tenton të trazojë situatën e brishtë të marrëdhënieve në zonën e Sanxhakut.

B 92, thekson në shkrimin e tij se besimtarët myslimanë, pas faljes së Fiter Bajramit, bëjnë homazhe në varrezat e të afërmëve, ndaj ky akt është kryer pikërisht për të krijuar acarime dhe tensionuar situatën.

/sheshi/

viber image

viber imageviber image1viber image2viber image3 viber image5

foto Sandžak PRESS  

 

Kthehu mbrapa

Shto koment