Valë racizmi në Serbi, por Instituti i Historisë në Beograd konfirmon se shqiptarët janë autoktonë

12.08.2015 (komentet: 0)

 

Pas një zhurme irracionale të politikës e medias në Beograd, e cila sulmonte tekste e historianit serb për klasat e gjashta, ku thuhet se serbët janë ardhacakë në rajonin e Ballkanit, kurse shqiptarët autoktonë, Instituti i Serbisë për Tekstet mbron autorin Rade Mihaljcic, duke e cilësuar një historian i mirënjohur, teksti i të cilit studiohet prej 5 dekadash në Serbi

 

 

 

Beogradi reagon, perms Institutit të Serbisë për tekste dhe pranon librin e historianit serb, ku thuhet se serbet janë ardhacakë pas raportimeve të mediave shqiptare, duke ju referuar një shkrimi të agjencise së lajmeve “Presheva Jonë”. Në tekstet shkollore të nxënësve shqiptarë në Luginën e Preshevës, ku flitet mbi historinë dhe origjinën e shqiptarëve në Ballkan, shpjegohet qartë se janë të lashtë dhe autokton. Ndërsa për serbë thuhet se janë të ardhur. Në fakt nëse prisni që libri të ketë si autorë shqiptare gaboheni, pasi hartuesi i këtij teksti është pikërisht një historian serb (Rade Mihaljçiç) dhe libri është shtypur nga Instituti për tekstet në Beograd. Redaktor në Institutin për tekstet Nebojsha Jovanoviç tha sot per Beta se “teksti për historinë klasën e gjashtë të kësaj shtëpie botuese nuk ka asgjë te keqe, që te jetë diçka “faktikisht dhe shkencërisht e diskutueshme.” Ministria e Arsimit kujtoi se SPC tashm kishte kundërshtime të caktuara në tutorial rreth këtij libri. Me rastin e shkrimit të disa mediave te Beogradit se fëmijët tane ne Serbi mësojnë se “shqiptarët janë vendas të Ballkanit, kurse serbët ushtues, ardhacakë” për çka Nebojsha Jovanoviç demanton kete duke pohuar se “aty nuk shkruan ashtu”. Edhe pse citimi i librit do të thotë: “Shqiptarët janë popull i lashtë dhe autokton në Ballkan, kurse serbët janë

ardhacakë!” Kjo fjali duket se ka bërë nervozë disa historian dhe media serbe, të cilat librin e autorit serb e kanë konsideruar “skandaloz”. Jovanoviq thotë se teksti është në qarkullim tashmë prej gati pesë dekadash, nga të cilët ata kanë mësuar breza të nxënësve, dhe se autori është një profesor dhe akademik, nga më autoritativët përhistorinë e Mesjetës

 

Kthehu mbrapa

Shto koment