Ushtria egjiptiane ka rrëzuar presidentin Muhamed Mursi

04.07.2013 (komentet: 0)

Policia e Egjiptit ka bërë arrestimin dhe ndalimin e reporterëve të Al-Jezirës në studiot e saja në Kajro si dhe e ka bërë ndalimin e transmetimit të saj.

 

Sipas disa informacioneve të BBC-Arabic, presidenti Dr.Muhamed Mursi është duke u ruajtur nga policia në një prej ndërtesave të Ministrisë së Mbrojtjes dhe po nga i njëjti burim bëhet e ditur se iu është ndalur Udhëheqësit të Përgjithshëm të Vëllazërisë Myslimane udhëtimi për në Libi.

Papa i Kopteve thotë se kjo është një ngjarje historike për vendin pasi që vendimi erdhi nga të gjithë ndërsa përzgjedhjen e presidentit të ri e ka përshëndetur edhe Netanjahu i Izraelit. 

 

Adli Mensur, është përzgjedh për president të përkohshëm të Egjiptit pas ndërhyrjes ushtarake  në Egjipt duke e bllokuar dhe shpallur jo legjitim çdo vendim që vije nga presidenti i zgjedhur legjitim Muhamed Mursi.

Ndërsa përgjatë kohës së tranzicionit në vend, vendimmarrja i kalon Gjykatës Supreme të vendit së bashku me përgjegjësinë për të përzgjedhur qeverinë e re.

Të gjithë udhëheqësve të Vëllazërisë Myslimane u ndalohet dalja jashtë shtetit deri në gjykimin e tyre ndërsa ish kryeministrit të vendit Hisham Kandil i paracaktohet një vit burg.

Presidentin e ri të Egjiptit e ka përshëndetur dhe e ka përgëzuar edhe Mbreti i Arabisë Saudite, si dhe Muhamed El-Baradej udhëheqës i koalicionit te komplotit per rrezimin e Presidentit legjitim, si dhe udhëheqësija e Partisë En-Nur Es-Selefije e kanë përkrah këtë grusht shtet.

Ahmed Et-Tajib, udhëheqësi i Ez-herit po ashtu e përkrah zgjedhjen e presidentit të ri duke e vlerësuar se kjo ishte zgjedhja e shumicës egjiptiane.

Ndërsa sipas disa informatave të sigurisë në Egjipt, informohet se është bërë arrestimi i Udhëheqësit të Partisë për Liri dhe Drejtësi dhe Zv. Udhëheqësit të Vëllazërisë Myslimane.

Po ashtu është bërë ndalimi i shumë kanaleve televizive fetare menjëherë pas përfundimit të shpalljes së grusht shtetit.

Lajmërohet për disa të vdekur dhe shumë të plagosur në një përleshje në mes të përkrahësve të Mursit dhe kundërshtarëve të tij.

Ndërsa sipas Al-Jeziras, policia egjiptiane i ka thyer të gjitha zyrat e saj në Egjipt dhe e ka bërë arrestimin e gazetarëve të saj e kjo ka bërë ndërprerjen e transmetimeve të saj të drejtpërdrejta nga Egjipti.

 

Ushtria egjiptiane ka rrëzuar presidentin Muhamed Mursi, duke njoftuar një plan për të ardhmen politike të vendit që do të implementohet nga një komision i pajtimit kombëtar.

Kreu i forcave të armatosura të Egjiptit lëshoi një deklaratë të mërkurën në mbrëmje për pezullimin e kushtetutës dhe emërimin e kryetarit të Gjykatës kushtetuese si kreu i përkohshëm i shtetit.

Në një transmetim televiziv, rrethuar nga udhëheqësit ushtarakë, autoritetet fetare dhe figurat politike, Gjenerali Abdel Fatah al-Sisi efektivisht shpalli heqjen e Mursit.

Sisi bëri thirrje për zgjedhje presidenciale dhe parlamentare, një panel për të rishikuar kushtetutën dhe Komitetin e Pajtimit Kombëtar që do të përfshinte lëvizjet rinore. Ai tha se plani ishte dakorduar nga një gamë e grupeve politike.

Mbështetësit e Mursit janë mbledhur në Kairo dhe reaguan me zemërim ndaj shpalljes nga ana e ushtrisë.

/mesazhi/

Kthehu mbrapa

Shto koment