Ushtria e shqiptare niset drejt Bosnjës dhe Serbisë

18.05.2014 (komentet: 0)

Qeveria shqiptare i është përgjigjur pozitivisht thirrjes së NATO-s për të ndihmuar vendet që po përballen me përmbytje masive, siç janë Serbia dhe Bosnja. Forcat e Repartit të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) në Shkodër janë solidarizuar me banorët e përmbytur atje.

 

Ushtria e shqiptare niset drejt Bosnjës dhe Serbisë

Rreth 50 trupa, të përfshirë në 5 njësi kërkim-shpëtimi janë nisur drejt Serbisë në orën 16:00 të ditës së shtunë, për t'u ardhur në ndihmë me arsenalin e tyre logjistik dhe njerëzor vendeve fqinje, njofton BW.

Drejtori i repartit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër, Petrika Dungu, para se të nisej në ndihmë të të përmbyturve, u shpreh se është i pari aksion i këtij niveli i zhvilluar në 20 vite demokraci, transmeton BW.

"Uroj të gjithë trupat policore që atje të shprehin karakterin, humanizmin dhe profesionalizmin e tyre, për të dhënë ndihmën dhe të shpëtojnë jetët e njerëzve që janë në rrezik. Si fillim, misioni është 10 ditë, por nuk i dihet. Po të jetë e nevojshme, ne do të qëndrojmë më shumë", tha kreu i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Luftën me stihinë e ujit në këto dy vende të Ballkanit Perëndimor janë duke e ndihmuar shumë vende të botës, si SHBA-të, BE-ja, Rusia, Kroacia, Japonia etj.

Kthehu mbrapa

Shto koment