Uglanin uroi themelimin e Asociacionit të Komunave Shqiptare

15.09.2015 (komentet: 0)

Me rastin e formimit të Asociacionit të Komunave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, kryetar i këshillit kombëtar boshnjak dr. Sulejman Ugljanin uroi Jonuz Musliu, kryetar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve. Në urimin thuhet:

“Iu urojmë në mbajtjen me sukses të seancës konstituive dhe formimin e asociacionit të Komunave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.” thuhet në telegramin e urimit të nënshkruar nga kryetari i Këshillit Kombëtar Boshnjak, dr. Sulejman Uglanin.

Më tej në telegram thuhet “ Konsiderojmë që në këtë mënyrë keni siguruar parakushtet për një realizim efikas të të drejtave individuale dhe kolektive të shqiptarëve nga Lugina e Preshevës. Ne shpresojmë se me formimin e Asociacionit të Komunave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, janë pjekur kushtet për zhvillimin e shpejtë ekonomik të Luginës së Preshevës dhe përdorimin efikas të fondeve të BE-së për bashkëpunim ndërkufitar.”

Duke iu drejtuar kryetarit Musliu “edhe njëherë iu përgëzoj juve dhe bashkëpuntorët tuaj, si organi më legjitim përfaqësues i shqiptarëve në Serbi, keni arritur të i mbledhni të gjithë faktorët politikë në favor të të mirës së popullit tuaj dhe Luginës së Preshevës”.
Ju uroj shumë suksese në punën tuaj dhe shpresojmë në vendosjen e bashkëpunim më të mirë, përfundon telegrami.

Kthehu mbrapa

Shto koment