“Nuk kam motiv të qëndroj në Qeverinë e Serbisë, nëse gjendja e Boshnjakëve nuk përmirësohet”, porositë Uglanini.
Këto selame të Uglaninit për Beogradin, vijnë gjthashtu, pas reagimeve të nënkryetarit dhe kryeministrit të Serbisë: Vuçiq-Daçiq, rreth pllakës përkujtimore të Haqif Efensisë, në Novi Pazar.
Sanxhaklinjtë ka gjashtë muaj që nuk e heqin pllakën përkujtimore kushtuar Haqif Evendisë, të vënë nga Këshilli Nacional i Sanxhakut, të cilët nuk lejojnë t’u preket kujtimi për heronjtë e kombit.
Kush ishte Aqif Efendi Blyta?
Pllaka përkujtimore kushtuar Aqif-Efendisë, është ngritur në gusht, të vitit të kaluar, në qendër të Novi Pazarit, në vendin ku dikur ndodhej shtëpia e tij. Ministria e Drejtësisë së Serbisë, ka kërkuar heqja e pllakës, ngase është e kundërligjshme, ngjashëm si ajo e Lapidarit të UÇPMB-së.
Aqif Efendiu, ishte me origjinë shqiptare nga Gjakova dhe emri i vërtetë i tij ishte Aqif (Haxhiahmetoviq) Blyta. Ai, ishte një administrator i qytetit të Novi Pazarit, gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore, bashkëpunëtor i ngusht i Xhafer Devës.
Ministria e Drejtësisë së Serbisë, i përdor këto argumente për ta hequr pllakën si veprim iritues dhe i dëmshëm për marrëdhëniet ndërnacionale në Serbi.
Sipas historianit Momçilo Pavloviq, “pas kapitullimit të vendit, Aqif Efendiu, organizoi të rinjtë shqiptarë për krijimin e xhandarmerisë shqiptare, për bashkangjitjen e Novi Pazarit, Shqipërisë së Madhe, në kudër të bashkëpunimit me italianët dhe me gjermanët”.
Pavarësisht nga kualifikimet e historianëve serbë dhe qendrimit të institucioneve të Serbisë për heqjen e Pllakës në Novi Pazar, populli i Sanxhakut e nderon Aqif Efendiun, duke dhënë maksimumin në mbrotjen e personalitetit dhe dinjitetit të tij.
Ky veprim i Uglaninit ndryshon nga ai i politikës shqiptare të Luginës, pas heqjes së Lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë./Titulli.com/
Shto koment