Uglanin dhe Zukorliq të bashkuar kundër Rasim Lajiqit ?

23.11.2013 (komentet: 0)

Sanxhaku verior - Siq është raportuar nga gazeta serbe Novosti, rigrupimi i partive në nivel republikan në Serbi, nuk e ka tejkaluar as Sanxhakun, ku me të madhe spekulohet për një aleancë të mundshme politike ndërmjet Myftiut Zukorliq dhe Ugljaninit, liderit të PAD (SDA).

 

Ismet Azizi

Nënshkrimin e kualicionit të dikurshëm në mes Partisë Demokratike të Sanxhakut (SDP)  Rasim Lajiqi dhe  Partisë së Akcionit Demokratik ( SDA) Sulejman Ugljanin të arritur për herë të parë gati pas 20 viteve  Dushan Janjiç, drejtor i Forumit për Marrëdhënie Etnike, para tre viteve  kishte deklaruara, se kjo marrveshje  “e zvoglon  rrezikun  që vjen  nga fuqia politike në rritje e Myftiu Zukorliç, e njëherit mund të vijë edhe tek një përafrim edhe më i madh.

Sipas  shkrimeve të  mediave serbe, formimi i një koalicioni midis Bashkësisë Demokratike Boshnjake

të cilen e kontrollon Myftiu Zukorliq dhe Partisë për Aksion Demokratik (SDA) nuk është larg, dhe qëllimi i kësaj aleance do të jetë ndryshimi i qeverisë në Pazar dhe në disa qytete të tjera në këtë rajon .

 

Në të dy kampet, tani për tani, nuk duan të pranojnë publikisht se ata janë të gatshëm për të hyrë në këtë  “përqafim“ politik, por shihet qartë se “ i ka dal tymi”.

Jahja Ferhatoviq , President Bashkësisë Demokratike Boshnjake (BDZ) , tha  se nga Partia e Aksionit Demokratik (SDA)  nuk kan marrë asnjë ofertë për bashkëpunim.

Por Jahja Ferhatoviq, tërheqë vërejtjen, se për t’u arritë një bashkëveprim i tillë ekzistojnë disa kushte:

-Kushti i parë  ëshë ekzistimi i një  Bashkësie  Islame unike dhe heqjes së krijesës artificial të  Bashkësisë Islame të Serbisë në krye me Adem Zilkiqin,   e cila është krijësë e Partisë së Aksionit Demokratik  (SDA).  Gjithashtu, kusht është lufta e pa kompromis kundër krimit dhe korrupsionit .

 

Nga PAD ( SDA)  kritikojnë  qeverinë e tanishme në Novi Pazar, të cilën e përbën  Partia Demokratike e Sanxhakut (SDP)  lider i së cilës është Rasim Lajiq,  Partia Kombëtare e Sanxhakut (SNP) dhe të Partia Përparimtare Serbe (SNS) , ndërsa  Uglanin me  muaj të tërë paralajmëron ndryshime në qeverisjen lokale dhe ndryshime  në polici, gjyqësi ...

Spekulimet e fundit pikrisht bazohen  në këto parashikime për  një marrëveshje të mundshme mes Sulajman  Ugljaninit dhe  Myyftiut të Bashkësisë Islame Muamer Zukroliq , edhe pse prishja e garniturës qeverisëse aktuale në qytetin e  Pazarit është një operacion i komplikuara matematikor.

Ismet Azizi/xlpress.tv

 

Kthehu mbrapa

Shto koment