UÇK-ja dhe flamuri shqiptar midis Beogradit!!!

04.01.2013 (komentet: 0)

Aktivistët e iniciativës “Asnjëherë kufi – Kosova është Serbi” kanë vendosur një rampë dhe tela në sheshin Knez Mihailov në Beograd, si simbol se ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është vendosur kufiri.

uck-ne-beograd

 

Tre të rinj të maskuar dhe me xhupa të zinj dhe me shenja të UÇK-së kanë qëndruar para rampës në të cilën qëndronte flamuri shqiptar dhe ai i BE-së.

Organizatorët e protestës iu kanë shpërndarë qytetarëve afishe me mbishkrimin: “Asnjëherë kufi – Kosova është Serbi”, kurse kishte edhe afishe me pikat nga marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e arritur në Bruksel.

uck-ne-beograd

Gjatë aksionit, organizatorët kanë shpalosur edhe një transparent në të cilin shkruante: “Atje ku është Graçanica, nuk do të ketë kufi”. (ORAinfo)

Kthehu mbrapa

Shto koment