U zbulua vendi më i ftohtë në Tokë

08.12.2013 (komentet: 0)

Stacioni kërkimor Rus, Vostok, ku temperatura e ajrit në vitin 1983, është shënuar -89.2 gradë Celsius

Dimrat tanë kan me iu duk si shum të butë dhe të nxehtë pasi do të mësoni për zbulimin e vendit më të ftohtë në planetën Tokë.

 

Shkencëtarët kanë zbuluar se temperatura në një varg malor në Antarktidë lëshohet  deri nën -91 gradë Celsius. Në këtë temperaturë , sytë e njeriut , hunda dhe mushkëritë ngrihen për  vetëm disa minuta . Përkatësisht , në një temperaturë prej -78,5 gradë  Celsius CO2 nga gjendja e gaztë shëndrrohet në  akull të thatë.

Këtë ekord  të të  të ftohtit, e kan zbuluar  e shkencëtarët  e  The Sunday Times America's National Snow and Ice Data Centrea , shkruan  Sunday Times dhe me këtë rast  ata kanë përdorur satelitët për të matur temperaturën në Antarktidë .

Vendi më i ftohtë gjindet  në 3779 metra mbi nivelin e detit në malin Dome Fuji . Aty është dy gradë më ftohët  se në stacionin kërkimor rus Vostok ku temperatura më e ulët e matur ishte -89,2 gradë Celsius .

Shkencëtarët pohojnë se në Dome Fujiju ka vende më të  ftohta , sepse satelitët masin  temperaturën mesatare në kilometër katror dhe thonë se ka të ftohtë qw arrinw maksimumin e vet gjatë periudhave me diell dhe të  thata , e jo me erë dhe dëborë .

Megjithatë , vendi më i ftohtë i banuar  në Tokë, ende fshati rus Oymyakon . Në këtë vendbanim temperature mesatare e janarit është -50 gradë Celsius . Oymyakon është “shtëpi” (vendbanim ) e pesëqind njerëzve  të cilët  për gjithqka që kan nevojë furnizohen  nga një dyqan i vetëm , ndërsa në përgjithësi të gjithë banorët merren me   gjueti dhe peshkim në akull, shkruan Daily Mail .

Në krahasim, temperatura më e ulët e regjistruar ndonjëherë në Shqiperi është -27,5 gradë celcius, në fshatin e Voskopojës, pranë Korçës, gjatë dimrit të vitit 1967.

Vlerat ekstrme pozitive të temperaturave në Kosovë lëvizin në mes +37 dhe 39 ºC, ndërsa vlerat ekstreme negative në mes –22,5 °C dhe –32,5 ºC.

 

 http://www.dailymail.co.uk/news/article-2520124/Coldest-place-Earth-discovered-Antarctic-mountain.html

 

Previous record holder: The spot is even chillier than Russia's Vostok research station, pictured, where the world's previous coldest air temperature (-89.2C) was recorded in 1983

Stacion kërkimor Rus, Vostok, foto, ku temperatura   e ajrit  në vitin 1983, është shënuar -89.2 gradë  Celsius  

video Yuotube

Ismet Azizi

Kthehu mbrapa

Shto koment