Turqishtja lëndë zgjedhore në shkollat e Kragujevcit
06.04.2015 (komentet: 0)
Futja e gjuhës turke në shkollat serbe "i çmend " nxënësit, të gjitha vendet janë të plotësuara, shkruajnë mediat në Kragujevc. Mësim i i gjuhës do të zgjasë gjatë gjithë vitin shkollor, dhe e ndjekin nxënësit e shkollave të mesme. Ligjërata mbajnë profesorë turq, me profesion edukatorë, të cilët turqishten e kanë gjuhë e amtare.
Futja e gjuhës turke në shkollat serbe si lëndë zgjedhore në shkolla, në Sanxhak po mirëpritet me shpresë se një gjë e tillë do të ndodhë edhe në shkollat e tyre.
Këshilli Kombëtar Boshnjak shpreh kënaqësinë të madhe me faktin se shkollat në Kragujevc do t të mësojnë gjuhën turke si lëndë zgjedhore. Në këtë mënyrë, nxënësit në Kragujevcit do të kenë mundësi të mësojnë mirë, përveç gjuhën, ata do të njihen edhe me kulturën e pasur turke dhe at të artit oriental.
Këshilli Kombëtar Boshnjak i Sanxhakut konsideron se futja e gjuhës turke si lëndë zgjedhore është me interes të veçantë për boshnjakët sepse një numër i madh i tyre jetojnë si emigrantë në Turqi.
Mësimi i gjuhës turke është posaçërisht i rëndësishme nga një këndvështrim ekonomik, në forcimin e lidhjeve ekonomike midis dy vendeve, Serbisë dhe Turqisë, duke pasur parasysh që boshnjakët e Sanxhakut janë ndër bisnsemenëve më të suksesshëm në Turqi, veçanërisht në rajonin e Stambollit dhe Izmirit.
Këshilli Kombëtar Boshnjak konsideron se futja e gjuhës turke si lëndë zgjedhore në shkollat është në interes të gjithë qytetarëve në këtë rajon.
Gjuhës turke e flasin më shumë se 220 milionë njerëz në botë dhe radhitet ndër pestë gjuhët në planet, shkruajnë mediat në Sanxhak.
/Ikokaj.net/
Shto koment