Turqia sulmon Sirinë

03.10.2012 (komentet: 0)

Raportohet se ushtria turke ka goditur caqe të ushtrisë siriane në përgjigje të bombës që la të vdekur pesë civilë turqë.

 

Mediat citojnë një deklaratë që është lëshuar nga zyra e kryeministrit turk, Tayyip Erdogan për këtë informacion.

Të paktën pesë persona mbetën të vrarë nga predhat që ranë në qytetin kufitar Akçkale. Sipas BBC-së, nga ky sulm u vranë edhe tre fëmijë.

Më herët, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon ka kërkuar nga Turqia që t’i mbajë të gjitha kanalet e komunikimit hapur me Sirinë, në mënyrë që të shmangen tensionet në rritje ndërmjet këtyre dy vendeve fqinje, pas shpërthimit të një predhe të lëshuar nga Siria në tokën turke, e cila la të vrarë të paktën pesë persona.

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Ahmet Davutoglu e njoftoi Banin për incidentin nëpërmjet një thirrje telefonike./Indeksonline/ 

Kthehu mbrapa

Shto koment