Turqia me turizmin e 6-të më të madh në botë

20.08.2014 (komentet: 0)

 

 

Ankara, 20 gusht - Ministri i Ekonomisë Nihat Zeybekçi, tha se Turqia ka hyrë në 6 vendet më të mëdha të turizmit në botë dhe ka si objektiv që të risë edhe më shumë të ardhurat nga ky sektor.

Ministri i Ekonomisë Nihat Zeybekçi, u shpreh në lidhje me shifrat e turizmit gjatë vizitës në rrethin Denizli, i njohur me tarracat e famshme të Pamukkale-së. Ai ju përgjigj pyetjeve të gazetarëve që e prisnin.

“Turqia po shënon një rritje në fushën e turizmit dhe vizitave nga jashtë shtetit. Shifrat janë rritur me 6-7%. Ne jemi vendi i gjashtë në botë për sa i takon numrit të vizitorëve të huaj. Të njëjtën gjë synojmë edhe për të ardhurat nga ky sektor.\"

\"Ne kërkojmë të jemi ndër 5 vendet e para, madje edhe të tretët. Objektivi ynë është vendi i tretë dhe po punojmë për këtë. Pamukkale-ja zë një vend të rëndësishëm në turizmin e Turqisë. Çdo vit, rreth 2 milion turistë të huaj blejnë biletë për të soditur këtë vend. Ky është një potencial i lartë për ne”, tha Zejebekçi.

Kthehu mbrapa

Shto koment