Turqia, e 10-a në botë për turizmin shëndetësor

14.07.2015 (komentet: 0)

 

Numri i pacientëve të huaj që preferojnë spitalet turke është pesëfishuar këto pesë vitet e fundit dhe ka arritur në 583 mijë duke e futur Turqinë në 10 vendet e para të botës.

 

Turqia, e 10-a në botë për turizmin shëndetësor

Turqia, vendi i gjashtë në botë që thith më shumë turistë, po ecën me ritme të shpejta edhe në fushën e turizmit shëndetësor.

Numri i pacientëve që preferojnë spitalet e Turqisë për të gjetur shërim këto pesë vitet e fundit është pesëfishuar dhe ka arritur në 583 mijë. Me këto shifra Turqia ka hyrë në 10 vendet e para të botës.

Shumica e pacienteve që vijnë nga zonat e përfshira në konflikte të armatosura vijnë për ndërhyrje ortopedike dhe mjekimin e sëmundjeve traumatike, ndërsa ata që vijnë nga vendet e tjera spitalet turke i preferojnë për operacione në sy, për mbjelljen e flokëve, deontologji dhe operacione plastike. Po ti llogarisim pacientët e të gjitha kategorive shifra totale arrin deri në 700 mijë.

Sektori për promovimin e shërbimeve jashtë shtetit nxitet dhe mbështetet edhe nga shteti. Objektivi që i ka vendosur vetes ky sektor në Turqi është që deri në vitin 2017 të sigurojë 8 miliardë dollarë të ardhura, nga 2,5 miliardë që janë për momentin. 

Kthehu mbrapa

Shto koment