TURPËROHET IRJM

29.05.2013 (komentet: 0)

Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë (IRJM), ka dështuar të organizojë Samitin e Ohrit për shkak se kishte përfillur kërkesat e Serbisë dhe Bosnjës që Kosova të mos jetë pjesë e kësaj ngjarje.

Për shkak të mungesës së Prishtinës në Samit, Presidentët e Shqipërsë, Kroacisë dhe Sllovenisë kanë anuluar pjesëmarrjen.

Pas, kësaj, Presidenti George Ivanov ka mbajtur një konferencë për shtyp, ku ka konfirmuar edhe anulimin e Samitit.

Ivanov ka thënë se vetoja dhe bojkotimi i tre presidentëve shqiptar, slloven dhe kroat tregon dështimin se nuk ka bashkëpunim rajonal.

"Kjo tregon se realitetin në rajon se ende ka ndasi të thella në mes të shteteve të ish-Jugosllavisë dhe vendeve të Europës Juglindore", ka thënë Ivanov.

Para se të anulohet Samiti i Ohrit, Serbia dhe Bosnja kanë bllokuar pjesëmarrjen e Kosovës. Pas kësaj, Shqipëria, Kroacia dhe Sllovenia kanë anuluar pjesëmarrjen e tyre, ndërsa Greqia i është shmangur pjesëmarrjes në Samit, kurse Bullgaria ka paralajmëruar se do të merrte pjesë në nivel të ultë diplomatik.

Presidenti maqedon ka folur për kulturën e Ballkanit, por jo për arsyet e vërteta që e kanë detyruar ta anulojë Samitin.

"Kjo mospjesëmarrje me lojëra dhe veto nga këto shtete ka bërë që ne ta anulojmë Samitin", ka thënë Ivanov.

"Fatkeqësisht paragjykimet e vjetra në Ballkan dhe komplekset kanë ridalë në shesh pak para fillimit të Samitit", ka shtuar ai.

Sipas tij, Maqedonia po vepron kështu për të mos e marrë barrën që nuk i takon.

"Kurrë nuk do të lejoja që paragjykimet e vjetra ballkanike të prishin interesat e shteteve brenda kufijve maqedon, përderisa çmimin e gjithë kësaj ta paguante Maqedonia si shtet i vetëm", thuhet në deklaratën zyrtarë të Ivanovit.

Ivanov pritet ta anulojë Samitin e Ohrit

Samiti i Ohrit që duhej të mblidhte në një vend presidentët e të gjitha shteteve të rajonit, nuk do të zhvillohet, njofton Zhurnal.

Presidenca ka anuluar takimin, pas lajmit se ai do të bojkotohet nga presidentët e Shqipërisë dhe të Kroacisë, si rezultat i mungesës së ftesës për presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, pritet të dalë para mediave në ora 16.

Edhe Kroacia bojkoton Samitin e Ohrit

 

Burime te Express nga Zagrebi konfirmojnë se tash në orët e fundit, edhe Presidenti Kroat Ivo Josipovic ka vendosur të mos marrë pjesë në Samitin e Krerëve të Shteteve në Ohër të Maqedonisë, i cili po organizohet nën ombrellën e organizatës rajonale SEECP.

Vizita e Josipovic ka qenë paralajmëruar edhe si një fitore diplomatike e Maqedonisë pasi planifikohej të takonte edhe Presidentin serb, Tomislav Nikolic.

Danja Silovic, shefe e zyrës për informim e Presidentit të Kroacisë ka konfirmuar mospraninë e Josipovic në Samitin e Ohrit.

"Presidenti Josipovic konsideron se synimi i takimeve rajonale është bashkëpunimi dhe përfshirja e të gjithëve në bashkëpunimin rajonal" ka thënë Silovic.

 

Pas mosftesës së Presidentes Jahjaga nën presionin e Presidencës serbe, Maqedonia tani është para dështimit total të Samitit. Serbia që vitin e kaluar e ka bërë të qarte vendimin se Kosova kurrë nuk do të mund të marrë pjesë për shkak se nuk është shtet-anëtar i SEECP, por BE ka pritur se një vizitë e Jahjagës dhe Ministrit Hoxhaj do të jetë e mundur pas arritjes se marrëveshjes së Brukselit.

Përndryshe, në Samitin e Ohrit, nuk do të marrë pjesë as Greqia, Bullgaria dhe Shqipëria.

Burime të Express nuk kanë mundur të tregojnë nëse Kroacia, megjithatë, do të përfaqësohet në Samitin e Ohrit me Ministren e Jashtme, Vesna Pusic.

Para pak çastesh, në Twitter, për Samitin e Ohrit është deklaruar edhe Komisioneri Stefan Fule.

“Siç është planifikuar, unë do të jem në Ohër për takimin ministror, por ende jam duke punuar me të tjerët që të ketë gjithëpërfshirje në takimin e së premtes”, ka shkruar ai.

Kthehu mbrapa

Shto koment