Thyhen xhamat e xhamisë në Ohër

05.03.2012 (komentet: 0)

Ohër, 5 mars – Vandalë të panjohur dhe të paidentifikuar, gjatë ditës së djeshme kanë thyer xhamat në xhaminë e njohur “Haxhi Durgut” në Ohër.



Ky incident, që pason pas një sërë përdhosjes së objekteve fetare në shumë qytete të Maqedonisë, është vërejtur dhe është paraqitur organeve te policisë në Ohër, prej nga pohojnë se janë duke punuar në zbardhjen e plotë të rastit, informon agjencia e lajmeve INA.

Xhamia “Haxhi Durgut” që ndodhet në udhëkryqin e rrugëve në qendër të Ohrit, nuk është për herë të parë cak i vandalëve. 

Ngjarja më e shëmtuar që lidhet me këtë xhami në Ohër, sipas qytetarëve ohërjanë, është ajo që ndodhi para shtatë viteve, kur një qytetar i komunitetit ortodoks, kishte hedhur gjësende në oborrin e xhamisë, ndërsa kulmi i budallallëkut të këtij qytetari të shfrenuar ishte, kur në çatinë e tij, kishte vendosur sirenë alarmi, për të penguar ezanin. Kështu ky i shfrenuar, sa herë që hoxha thërriste ezanin, ky aktivizonte sirenën e alarmit, për ta penguar dhe provokuar hoxhën dhe besimtarët mysliman. 

Kthehu mbrapa

Shto koment