The Guardian: Ushtria britanike u vendos në Shqipëri për sulmet ndaj Sirisë!

26.08.2013 (komentet: 0)

Autoritete të larta të ushtrisë amerikane, britanike dhe franceze pritet të takohen të hënën në lidhje me “përgjigjen” që perëndimi është duke projektuar për situatën e fundit në Siri. Mediat britanike thotë se trupat ushtarake britanike të vendosur në dhe rreth Shqipërisë, mund të veprojnë të parët në rast përgjigje ushtarake ndaj Sirisë.

 

 

Autoritetet në Tiranë kanë thënë se mbërritja e ushtarakëve britanikë në Shqipëri është bërë për një stërvitje të përbashkët të quajtur “Luani 2013”.
The Guardian njofton se takimki do të udhëhiqet nga gjenerali Martin Dempsey, kryetari i shefave të përbashkët të shtabit ushtarak të SHBA, dhe homologu i tij Gjenerali Nicholas Houghton, shefi i forcave të armatosura britanike.
Takimi do të mbahet pak më shumë se 100 kilometra nga Damasku, ku armët e dukshme kimike vranë qindra civilë javën e kaluar.
Gjeneralët e lartë nga Gjermania, Kanadaja, Italia, Arabia Saudite dhe Katari pritet gjithashtu të marrin pjesë në një takim i cili do të përkojë me vizitën e ekspertëve të armëve të OKB që janë duke vizituar fushën e sulmit në një përpjekje për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur dhe kush ishte prapa tij.
Aktorët kyç në këto lëvizje kundër Sirisë, janë SHBA, Britania dhe Franca.
Britania ka katër anije luftarake, HMS anije e marinës mbrojtëse, një bartës helikopterësh dhe dy fregata jashtë Shqipërisë.
SHBA ka nje grup prej tre kompleksesh ushtarake ne Mesdheun lindor, që ai ka përforcuar me një të katërt, Mahan USS.
Franca ka avionët në Emiratet e Bashkuara Arabe të cilët potencialisht mund të arrijnë Sirinë, si dhe bazën ajrore të SHBA në Inçirlik dhe Izmir në Turqi.
Ministria e Mbrojtjes në Britani është duke hartuar plane sulmi detare, ajrore dhe tokësore ndaj Sirisë,thekson The Guardian.

Kthehu mbrapa

Shto koment