Thaqi "përjashton" Serbinë nga samitin rajonal

05.07.2012 (komentet: 0)

"Samiti Kroacia ", i shtati me radhë , temë kryesore e të cilit është ndërtimi i shtetit dhe e ardhmja e vendeve të rajonit do të mblidhen të premten dhe të shtunën në Dubrovnik shum kryeministra, ministra për punë të jashtme dhe përfaqësues të vendeve të tjera evropiane, Amerikës Veriore dhe të Mesdheut jugor. Përveç Serbisë, e cila nuk do të marrë pjesë për shkak të pjesmarrjes së delegacionit të Kosovës.

 

Serbia nuk e ka komfirmuar  pjesëmarrjen e përfaqësuesve të saj, edhe pse ishte e ftuar në konferencën  dyditore, u tha në  Ministrinë  kroate të  Punëve të Jashtme ,transmetojnë mediat. Askush  nga  zyrtarët e Serbisë as  viteve të  mëparshme nuk ka marrë pjesë në samitin e Kroacisë për shkak të pjesmarrjes së  kryeministrit Hashim Thaçi,  pjesëmarrja e të cilit u konfirmua edhe  kësaj radhe . 

Përveq udhëheqjes së shtetit kroat, Ivo Josipoviq, kryeministrit  Zoran Milanoviq dhe shefes së  së diplomacisë Vesna Pusiq , në takim njoftoi pjesëmarrjen edhe  Kryeministri malazez Igor Luksiq , atij shqiptar  Sali Berisha dhe i  Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të Këshillit të Ministrave të Bosnjës  dhe Hercegovinës  Vjekoslav Bevanda. Pjesëmarrja u konfirmua edhe nga kryeministri Hungarez  Viktor Orban , Polonisë Donald Tusk, Bullgar  Bojko Borisov, dhe ai Rumun Viktor Pont , mandej atij Sllovak Robert Fico dhe Sekretarit të Përgjithshëm i NATO-s  Anders Fogh Rasmussen, i cili do të takohet sonte në Zagreb me Presidentin kroat. 

Samiti i këtij viti me titull "Croatia Summit 2012 - Ndërtimi i shtetit dhe përvoja në BE", mbahet  në Dubrovnik në  hotelin "Palas".  Pjesëmarrësit do të diskutojnë mes tjerash, aspektet aktuale politike dhe  të sigurisë, atyre  ekonomike dhe mundësitë e ndërtimit të një të ardhme të qëndrueshme dhe të begatë për vendet e Evropës Juglindore.

/Kokajpress/

Kthehu mbrapa

Shto koment