Thaçi shtrëngoi duart me Tadiqin (Video)

07.07.2012 (komentet: 0)

Pas shtrëngimit të dorës me Hashim Thacin, ish presidenti serb, Boris Tadiq ka buzëqeshur dhe ka thënë se kësaj nuk duhet dhënë shumë rëndësi.



Ajo që u përfol shumë nga mbrëmja e djeshme, ka ndodhur në samitin kroat. Sipas një video që është postuar në faqen e internetit të mediumit kroat, “Vecernji”, shihet Kryeministri kosovar tek përshendetet me liderin e Partisë Demokratike serbe, Boris Tadiq. Ky i fundit derisa ka qenë President i shtetit fqinj të Kosovës e ka injoruar gjithëmonë samitin e Kroacisë që po mbahet në Dubrovnik, ndërsa sot ai bëhet zyrtari më i lartë serbë që ka marrë pjesë në këtë ngjarje ku të pranishëm janë edhe liderë të tjerë të lartë botërorë. 

Jozyrtarisht, një pjestar i delegacionit kosovar ka thënë për Indeksonline se takimin e ka kërkuar Tadiqi, ndërsa prej kësaj nuk duhet pritur asgjë. "Ka qenë vetëm shtrëngim duarsh", ka thënë për Indeksonline ky burim.

Kliko më poshtë për të pare videon:
http://www.youtube.com/watch?v=zpoQr1yYrHQ&feature=player_embedded

Kthehu mbrapa

Shto koment