THAÇI KA UDHËTUAR SOT NË MBRETËRINË E BASHKUAR

15.09.2015 (komentet: 0)

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar sot për vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar.

Gjatë vizitës dyditore, zëvendëskryeministri Thaçi do të zhvillojë takime me përfaqësues shtetëror të Mbretërisë së Bashkuar, përfaqësues të Parlamentit, të shoqërisë civile, përfaqësues të bizneseve dhe të mediave.
Krahas bisedave për thellimin e bashkëpunimit bilateral me homologun e tij dhe deputetë të parlamentit, në këto takime do të flitet edhe për mbështetjen e Britanisë së Madhe në procesin e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.
Në Londër, zëvendëskryeministri Thaçi do të takohet edhe me përfaqësues të bizneseve të cilëve do t’ua prezantojë mundësitë për të investuar në Kosovë.

Kthehu mbrapa

Shto koment