Thaçi e Daçiç miqësisht në Këshill të Sigurimit

22.03.2013 (komentet: 0)

Kryeministri Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb Ivica Dacic, pavarësisht përballjes së ashpër që e patën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ata duket se i kanë mbajtur në mend mirë këshillat e Baroneshës Catherine Ashton.





 



Gazetës Express ka siguruar një foto ku Thaçi dhe Dacic shihen duke komunikuar normalisht pas mbledhjes së Këshillit. Afër tyre janë edhe Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli dhe Këshilltari i Lartë i Kryeministrit, Bekim Çollaku.

Më 2 prill Thaçi dhe Dacic do të takohen në Bruksel në raundin e tetë të dialogut Prishtinë-Beograd, ku sipas gjitha gjasave, ata do të arrijnë marrëveshje për Veriun e Kosovës.

Kthehu mbrapa

Shto koment