Thaçi dhe Daçiçi kandidatë për çmimin Nobel!

19.12.2013 (komentet: 0)

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Ivica Daçiçi, do të kandidohen për çmimin Nobel, thonë mediet serbe bazuar në qarqet diplomatike në Uashington

Sipas fjalëve të burimit mirë të informuar, kongresisti Eliot Engel nga Njujorku me javë është duke lobuar që kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë të fitojnë kandidaturën për njohje, ndërsa e tërë veprimtaria ka për qëllim që kryeministrin e Serbisë ta sjellin në aktin përfundimtarë dh eta detyrojnë që të njehë pavarësinë e Kosovës.

“Në kryeqendrën e SHBA me javë të tëra është duke qakulluar letra me të cilën agjitohet për mbështetjen e kandidaturës së Daçiçit dhe Thaçit për cmimin Nobel. Dhe nuk i shkon keq”, ka thënë burimi i gazetës.

Pas iniciativës qëndron kongresmeni amerikan Eliot Engel, anëtar I dhomës së poshtme të senatit amerikan.  

“Fjala është për kongresmenin nga shteti i Njujorkut i cili në letrën e tij fton kongresmenët e tjerë që me çmimin Nobel të shpërblejnë Daçiçin dhe Thaçin për përpjeket e tyre në Bruksel si dhe gadishmërinë e tyre për të nënshkruar marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës”, ka thënë burim i gazetës Pravda./standardi.info

Kthehu mbrapa

Shto koment