Tërmeti në Pakistan ka shaktuar krijimin e një ishulli
24.09.2013 (komentet: 0)
Pas një tërmeti të fuqishëm që goditi Pakistanin, CNN raportoi se në bregdetin e Detit Arabik u shfaq një ishull krejtësisht i ri.
Ismet Azizi
Pas një tërmet të fortë me magnitudë 7.8 shkallw që goditi Pakistanin jugperëndimor, në Detin Arabik pranë bregdetit të Pakistanit u shfaq një ishull, lajmërojnë mediat pakistaneze dhe CNN.
Në deklaratën për Geo TV, një përfaqësues i qytetit të Gvadar, Moazam Jah thotë se ishulli është i lartë mes 6 dhe 9 metra, i cili u ngrit në sipërfaqe në një distancë prej rreth 350 metra nga bregu i detit.
CNN gjithashtu raporton për krijimin e një ishulli.
Shtëpia mediatike ra në kontakt me sizmologun Zahid Rafi, i cili konfirmoi këtë ngjarje të jashtëzakonshme. Krijimi e një tokë të re nuk është për t'u habitur, duke pasur parasysh forcën e tërmetit.
Tërmeti ndodhi në ora 16:29 sipas orës lokal, epiqendra e tij ishte në një zonë me popullsi të paktë rreth 120 kilometra në jugperëndim të Kuzdara në pjesën qendrore të Baluxhistanit, në një thellësi prej 10 kilometrash.
Kryeshefi i Qendrës së tërmeteve të Pakistanit Zahid Rafi tha se tërmeti ka ndodhur në një pjesë të largët, hapsirën rrallë të banuar të Baluxhistan, por paralajmëroi lëkundje tjera të mundshme.
Tërmeti u ndje në të gjithë vendin nga porti Karaçit deri në qytetin lindor Lahora dhe në rajonet veriperëndimore.
Shërbimi Gjeologjiki SHBA-ve në Kolorado raportuan se në Pakistan është regjistruar tërmeti me magnitudë 7.8. Magnituda 7,0 dhe 7.9 gradë konsiderohet të jetë shumë i fortë.
Në vendbanime mund të shkaktojë dëme në shumicën e ndërtesave - pavarësisht kualitetit të ndërtimit, dhe ashumica e ndwrtesave të shkatërrohen. Në Botë gjat vitit ndodhin 10 deri 20 tërmet me magnitude të tillë.
Shto koment