Temperaturat e ulëta ngrijnë edhe ujëvarën e Niagaras (video)

09.01.2014 (komentet: 0)

Rekordi i temperaturave i shënuar në të gjithë SHBA-të dhe në Kanada solli edhe ngrirjen e ujëvarës Niagara.

 

Një koleksion fotografish spektakolare kanë treguar momentin, kur uji i ujëvarës ka ngrirë para se të binte poshtë. 

Fatmirësisht, temperaturat e ulëta nuk do të vazhdojnë dhe për shumë kohë, pritet që javën që vjen temperaturat të rriten dhe akulli në ujëvarë të shkrijë.

Fotot e pabesueshme tregojnë ujin e ujëvarës, i cili ka mbetur pezull në ajër. Ky fenomen nuk kishte ndodhur që në vitin 1848, ku ujëvara ngriu aq shumë sa njerëzit mund të ecnin në akull. 

I ftohti polar në Shtetet e Bashkuara ka kaluar nga perëndimi në lindje dhe veri të vendit, duke vendosur rekord në temperatura të ulëta, nga Bostoni në Birmingam, duke lënë 21 persona të vdekur, njoftojnë autoritetet.

Disa pjesë të shtetit, kanë përjetuar temperatura që janë më të ulëta sesa në Antarktik.

Në këtë fenomen, për të cilin sinoptikët thonë se nuk është edhe aq i pazakonshëm, të gjitha 50 shtetet amerikane kanë përjetuar temperatura ngrirëse gjatë të martës

 

/ http://www.dailymail.co.uk/

Niagara video

Kthehu mbrapa

Shto koment