Të shtëna në Shkup, dyshohet për të vrarë

24.04.2012 (komentet: 0)

Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në lagjen Kozle të Shkupit, me ç’rast informacionet e para flasin për katër persona të plagosur, por ka zëra edhe për të vdekur.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 22.30 në një kafene në këtë lagje të Shkupit, pas një zënke që kishte shpërthyer dhe që ka përfunduar me shkrepje armës, informon agjencia e lajmeve INA.

Fillimisht janë dëgjuar zhurmë të makinave dhe më pas shkëmbim zjarri. Deri tek shkëmbimi i zjarrit ka pasuar pas një mosmarrëveshje midis dy personave, bëjnë të ditur burime jozyrtare.

Në lagjen Kozle mbrëmë ka pasur prani të shtuar të policisë dhe pika kontrolli, menjëherë pas incidentit. Mediat raportojnë se nuk dihet për gjendjen shëndetësore të viktimave, edhe pse kanë qarkulluar spekulime se ka edhe të vrarë.

Siç mësohet nga burime jozyrtare, sulmuesi me armën e tij i është dorëzuar organeve policore.

MPB pritet që sot të jap hollësi mbi incidentin e rëndë që ndodhi vetëm disa ditë pas vrasjes së pesëfishtë në afërsi të fshatit Smilkovc të Shkupit. 

/Update/

Ndërkohë, MPB e Maqedonisë ka konfirmuar se mbrëmë rreth orës 23:00 ka pasur një shkëmbim zjarri në lagjen Kozle  të Shkupit. Konfrontimi ka ndodhur mes 71 vjeçarit M.G dhe ish-gruas së tij T.G, nga njëra anë, dhe nga ana tjetër S.J (63), të gjithë nga Shkupi. 
S.J. ka nxjerrë revolen dhe ka shtënë me shumë fishekë, duke e plagosur M.G.. Jo zyrtarisht mësohet se konfliki ka ndodhur si rezultat i mosmarrëveshjeve për pronë të tokës. 

Kthehu mbrapa

Shto koment