Të izolohen ata që urrejnë Amerikën!

25.09.2012 (komentet: 0)

“Sulmet e fundit ndaj ambasadave amerikane janë edhe sulme kundër Kombeve të Bashkuara”

Presidenti amerikan, Barack Obama, tha të martën se është koha për t’i izoluar ata që urrejtjen ndaj Shteteve të Bashkuara, Perëndimit, ose Izraelit, e kanë si pjesë qendrore të parimit të tyre politik.

Barack Obama

 

 

Duke folur në hapje të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara,presidenti amerikan ka vlerësuar se videoja anti-myslimane, që ka shkaktuar dhunë në gjithë botën myslimane, ishte fyerje jo vetëm për myslimanët, por edhe për Amerikën.

Megjithatë, presidenti Obama thekosi se sulmet e dy javëve të fundit janë sulm jo vetëm kundër Amerikës, por edhe kundër idealeve mbi të cilat janë themeluar Kombet e Bashkuara. “Sulmet e fundit ndaj ambasadave amerikane janë edhe sulme kundër Kombeve të Bashkuara”, ka thënë Obama.

Presidenti amerikan, indirekt ka replikuar edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon, i cili tha se asnjë shtet nuk ka të drejtë të kërcënojë me aksion ushtarak një shtet tjetër. Por Obama tha se regjimi i presidentit të Sirisë, Bashar al-Asad, duhet të përfundoj. Ai po ashtu ka akuzuar Iranin se e mbështetë këtë regjim vrasëtar.

Duke folur për programin atomik të Iranit, Obama ka paralajmëruar Teheranin zyrtar të veprojë më shpejtë. “Koha nuk është e pakufizuar për ta zgjidhur krizën lidhur me programin atomik të Iranit nëpërmjet diplomacisë. Ka afat edhe për këtë”, ka thënë ndër të tjera Obama në fjalimin e tij në Asalmblenë e Përgjithshme të OKB-së

Kthehu mbrapa

Shto koment