Të arrestuarit në Shkup - radikalë islamik?!

01.05.2012 (komentet: 0)

Sipas Jankullovskës të dyshuarit e vrasjes së pesëfishtë “janë persona që tentojnë t`u bëjnë keq edhe të krishterëve por edhe myslimanëve të vërtetë në vendin tone".

Shkup: Ministrja e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Gordana Jankullovska, në konferencën për shtyp të mbajtur pas arrestimit të rreth 20 personave nën dyshimin se qëndrojnë pas vrasjes së pesë maqedonasve më 13 prill, ka deklaruar që "të arrestuarit janë radikalë islamikë".

Sipas Jankullovskës të dyshuarit e vrasjes së pesëfishtë “janë persona që tentojnë t`u bëjnë keq edhe të krishterëve por edhe myslimanëve të vërtetë në vendin tone", raporton korrespondenti i Info Globit nga konferenca për shtyp.

MPB e Maqedonisë ka paralajmëruar se ndaj personave të arrestuar do të ngrihen padi penale.

Para mediave Jankullovska është shprehur se të dyshuarit e vrasjeve që ndodhën më 13 prill sivjet në Smilkovc "kanë qenë në Pakistan dhe Afganistan dhe praktikisht kanë bë luftë me trupat ndërkombëtare të paqes”.

Sipas ministres së rendit, tek disa nga personat e arrestuar janë gjetur armë, por ajo nuk ka specifikuar detaje.

Kthehu mbrapa

Shto koment