TAZ: S’ka trafikim të organeve, Thaçi nuk ngarkohet me akuza

29.07.2014 (komentet: 0)

TAZ: S’ka trafikim të organeve, Thaçi nuk ngarkohet me akuza

Hetuesit amerikanë nuk kanë gjetur fakte për përfshirjen e UÇK-së në trafikimin e organeve të njerëzve. 10 prej tyre kërcënohen për përfshirje në krime të luftës, shkruan gazeta gjermane Tageszeitung (TAZ) në numrin e të hënës, një ditë para publikimit të raportit në Bruksel nga amerikani Clint Williamson.

Gazeta citon edhe mediat lokale në Prishtinë të cilat kanë raportuar për mos gjetje të dëshmive të trafikimit të organeve nga ana e prokurorit Williamson dhe se vetëm disa individë të UÇK-së do të ngarkohen për krime lufte në periudhën 1998-1999.

Mbi të gjitha, Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, vazhdimisht ka insistuar në vitet e fundit se ish prokurorja e Hagës, Carla del Ponte, ka ngritur akuza për ta paralizur politikën e jashtme të Kosovës.

Dyshimet u ngritën në vitin 2011 nga senatori zviceran, Dick Marty, ndërsa me raportin e të martës mund të përmbyllen edhe gjetjet e disa raporteve të OKB-së, EULEX-së dhe FBI-së që çështjen e trafikimit të organeve e konsiderojnë të mbyllur.

Pos 10 individëve të UÇK-së, kryeministri Hashim Thaçi nuk do të ngarkohet me dyshime dhe akuza, i referohet gazeta burimeve diplomatike në Prishtinë. /Zëri.info/

Kthehu mbrapa

Shto koment