Takimi i mundshëm Thaçi – Tadiq në Dubrovnik

07.07.2012 (komentet: 0)

Mediat kroate kanë paralajmëruar mbërritjen e papritur të ish-presidentit serb Boris Tadiq në takimin e nivelit të lartë “Croatia Summit” në Dubrovnik.

Sipas portalit Dnevnik, në kuadër të këtij samiti është e mundur që të takohen ish-presidenti serb Tadiq me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Sipas portalit, ky do të ishte një takim i parë i një zyrtari të lartë të Kosovës me një politikan të lartë serb.

Takimi siç thuhet mund të vij pas vizitës së ndihmës sekretarëve amerikan të shtetit, Philip Reeker dhe Philip Gordon në Beograd, të cilët kërkuan vazhdimin e negociatave me Prishtinën dhe respektimin e marrëveshjeve të deritanishme të arritur në negociatat që zhvillohen nën patronatin e BE-së në Bruksel.

Vizita e ish-presidentit serb dhe kryetarit aktual të Partisë Demokrate, Boris Tadiq është vlerësuar si një surprizë dhe e papritur për mediat kroate.

(INA)

Kthehu mbrapa

Shto koment