Tadiq shkurton mandatin, futet në garën e re

04.04.2012 (komentet: 0)

Presiedenti i Serbisë, Boris Tadiq, deklaroi sot se ka vendosur t’ia shkurtojë vetes mandatin presidencial për hir të mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme në Serbi më 6 maj

Siç njofton agjencia FoNet, Tadiq u tha gazetarëve para Pallatit Serbia se për vendimin e vet do ta informojë kryetaren e Parlamentit, Sllavica Gjukiq – Dejanoviq dhe se do të kandidohet për një mandat të ri të presidentit të Serbisë. 

Mediet kanë paralajmëruar se Tadiq dorëheqjen do ta paraqesë nesër, kur pritet edhe shpallja e zgjedhjeve. 

Kthehu mbrapa

Shto koment