TADIÇI BËHET GATI PËR DORËHEQJE?

15.03.2012 (komentet: 0)

Presidenti serb Boris Tadiç planifikon që në prill të jap dorëheqje, në shenjë proteste ndaj ndalimit të mbajtjes së zgjedhjeve lokale serbe në Kosovë, raportojnë mediat e Beogradit.

Deri atëherë, kreu i Partisë Demokratike do të ketë kohë që aktivisht, si president shteti, të marrë pjesë aktive në kampanjë zgjedhore, derisa “dorëheqja” do t’i sillte poena shtesë.

Kthehu mbrapa

Shto koment