SYRI I KALTËR MBETET MISTER (FOTO)

06.08.2013 (komentet: 0)

Nga Express | 06 Gusht 2013 Një ekip shqiptaro- amerikan i Qendrës Shqiptare të Kërkimeve Detare ka kryer disa zhytje studimore në burimin e Syrit të Kaltër.

I njohur për thellësitë e tij dhe ujin e pastër, Syri i Kaltër vazhdon të jetë mister për studiuesit pasi nuk dihet ende me saktësi vendburimi i tij.

Auron Tare ka sjellë këto foto të rralla të zhytësve, të cilët edhe pse kanë shkuar thellë, sërish nuk kanë thënë më shumë për thellësinë e vërtetë.

Këto foto të rralla tregojnë për herë të parë bukurinë mahnitëse të kësaj mrekullie natyrore.

Këto të dhëna dhe fotot i ka postuar një grup në rrjetet sociale që merret me historinë e vendeve shqiptare, Albanopedia.

Kthehu mbrapa

Shto koment