Sulmohen trupat shqiptare në Afganistan, dy ushtarakë vdesin

20.02.2012 (komentet: 0)

Burime zyrtare nga Ministria e Mbrojtjes bëjnë të ditur se Feti Bedri Vogli është komandanti i grupit special i trupës ushtarake shqiptare që është pjesë e misionit ushtarak shqiptar në zonën e Heratit në Afganistan, raporton agjencia NOA.al. Ai ka gjetur vdekjen së bashku me ushtarakun tjetër, Aleksandër Jak Peçi

 

Herat, Afganistan, 20 Shkurt 2012 - NOA– Dy ushtarakë shqiptarë kanë gjetur vdekjenpasi u bënë viktima të një sulmi në Herat, Afganistan.

Burime zyrtare nga Ministria e Mbrojtjes bëjnë të ditur se Feti Bedri Vogli është komandanti i grupit special i trupës ushtarake shqiptare që është pjesë e misionit ushtarak shqiptar në zonën e Heratit në Afganistan, raporton agjencia NOA.al.  Ai ka gjetur vdekjen së bashku me ushtarakun tjetër, Aleksandër Jak Peçi

Mësohet se trupat shqiptare u sulmuan gjatë rrugës që po bënin nga Herati për në Kandahar.

Si pasojë e sulmit ka gjetur vdekjen Feti Bedri Vogli kurse ka mbetur i plagosur edhe një ushtarak tjetër i cili ndodhet në rrezik jete.

Më poshtë gjeni versionin zyrtar që NOA.al siguroi para pak çastesh nga Ministria e Mbrojtjes:

Sipas njoftimit paraprak te ardhur ne Shtabin e Përgjithshëm te Forcave të Armatosura të RSH, sipas raportit të dhënë nga Komandanti i Kontingjentit “EAGLE-4” N/Kolonel Behar MARA, të trupave tona me mision në Afganistan, bën me dije se:

Më datë 20.02.2012, ora 15:05 lokale në fshatin Robot 2, Kandahar Grupi i 1-rë Special, i drejtuar nga Kapiten Feti Bedri Vogli, si dhe një grup nga Bat.2-38 CAV, gjatë kryerjes së detyrës, “Patrullim dhe sigurim i personelit të shërbimit të inteligjencës dhe USAID-it”, me mision, kryerja e një takimi, për të bërë të mundur hapjen e dy shkollave dhe një qendre shëndetësore në këtë fshat, papritur në drejtim të tyre është hapur zjarr nga efektiva të policísë lokale (sipas të dhënave paraprake është hapur zjarr nga 5 armë automatike (Aut.Mod.56) dhe një mitraloz i lehtë.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit janë plagosur 3 ushtarakë, një ushtarak i një vendi aleat dhe dy ushtarakë të Kontingjentit “Eagle-4”.

Komandanti i Grupit të 1-rë Special Kapiten Feti Bedri Vogli dhe N/Tetar Aleksandër Jak Peçi (specialist armatimi në këtë grup), kanë marrë plagë të rënda dhe kanë ndërruar jetë në spitalin Rol 3 në Kandahar.

Grupi në detyrë, ka bërë arrestimin e 11-të policeve afganë, të cilët kanë hapur zjarr në drejtim të efektivave tona.

***

Vetëm pak ditë më parë, u zhvillua në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes, ceremonia e përcjelljes për në Afganistan e Kontingjentit OMLT 2.

Ishin 32 ushtarakë, prej të cilëve 20 oficerë dhe nënoficerë të Forcave të Armatosura Shqiptare dhe 12 oficerë dhe nënoficerë të Gardës së New Jersey, SHBA, të cilët shkuan të kryejnë misionin OMLT (trajnues) për 6 muaj në Kabul, në kuadër të kontributit në Forcën Ndërkombëtare të Asistencës dhe Sigurisë (ISAF) të NATO, në Afganistan.

Kontingjenti OMLT 2 shkoi të zëvendësojë Kontingjentin OMLT 1, i cili prej 6 muajsh kishte kryer misionin e tij në Afganistan përkrah ushtarakëve të vendeve aleate.

a.y/e.t/NOA

Kthehu mbrapa

Shto koment