Stambolli përjeton një bum buxhetor

09.01.2015 (komentet: 0)

 

Stambolli është qyteti më i madh në Turqi. Qendër e rëndësishme industriale, tregtare dhe kulturore e rajonit. Një nga metropolet më të mëdha në botë. Përveç kësaj, Stambolli veçohet edhe me një fakt të rëndësishëm – me një buxhet më të madh se GDP e 80 vendeve, duke përfshirë Shqipërinë, Maqedoninë dhe Armeninë.

 

Ismet Azizi

Biyantion është emri më i vjetër i këtij qyteti , të cilin e kanë emëruar kolonët grek nga Megare. Një kohë të shkurtër në shekullin e 3-të,  qyteti e ka mbajt emrin August Antonin, sipas mbretit Septim Sever, për nderë të djalit të tij. Kur Konstantini i Madh e shndërroi në kryeqytet të Perandorisë së Lindjes  e quajti Roma e Dytë, nga shekulli i 5 është quajtur Roma e Re.

Emërtimi i ri Istanbul përherë të parë përmendet në shekullin e 10-të,  në gjuhën armene dhe arabe, mandej e hasim edhe në burimet turke. Emri Istanbull rrjedh nga greqishtja që ka kuptimin   "në qytet", mandej ky qytet u quajt Konstandinopolis,  Carigrad, Konstantinopolj, al-Qusṭanṭiniyah, Kostantiniyye,  Rūmiyet al-kubra, Taht-i Rūm.

Qyteti i Stambollit është i vendosur në ngushticën e Bosforit, dikur kryeqytet i tri perandorive: romake (330.-395.), bizantine (395.-145.3) dhe otomane (1453.-1923.). Pas krijimit të Republikës së Turqisë moderne, Stambolli më nuk është kryeqytet por Ankara.

Stambolli bashkë me Esenin e Gjermanisë, Peçuhin e Hungarisë, është zgjedhur  qytet kulturor i Evropës për vitin 2010. 

Edhe pse kjo tingëllon pak tronditëse, në fillim të javës së kaluar, administrata e qytetit të Stambollit ka përmbyllur buxhetin rekord për 2015 në vlerë prej 31,9 miliard lira, ose 13.7 miliard dollarë, i cili buxhet tejkalon mjetet e 19 ministrive turke.

Ekspertët ekonomikë konstatojnë se për popullsinë në rritje në Stamboll buxheti prej 13,7  miliarddollarë, edhe pse tingëllon si një shumë astronomike, megjithatë është një shumë e arsyeshme.

"Stambolli zyrtarisht ka rreth 15 milionë banorë, e cila popullsia është më e madhe se popullsia e 130 vendeve në botë. Jo zyrtarisht, popullsia e Stambollit ka tejkaluar shifrën e 17 milionë njerëzve, duke marrë në konsideratë qytetarët e paregjistruar, dhe vizitorë vendas dhe të huaj", thotë Firat Polat, Koordinator i Platformës së ekonomistëve, të kompanisë konsulente turke, transmetojn; mediat turke.

Polat mendon se pikërisht një popullatë e Stambollit është ajo që gjeneron buxhetin e saj të madh: "Buxheti i 31.9 miliard lira turke duket shumë e mjaftueshme për menaxhimin e këtij mega-qytetit dhe popullatën e tij".

Sipas raportit të Kombeve të Bashkuara të vitit 2014, numri i megapoliseve- qyteteve  me më shumë se 10 milionë banorë, është trefishuar në këto 24 vitet e fundit. Sot në botë ka 28 megapolise, duke përfshirë qytetet Tokio, Shanghai, Pekin, Sao Paulo, New York, Mexico City, Mumbai, Sydney, New Delhi dhe Daka. Stambolli është renditur në vendin e 23 në renditjen e qyteteve më të mëdha botërore.

"Për shembull, pesë vjet më parë, në fillim të vitit 2010, në Stamboll kanë jetuar 13 milionë njerëz, dhe buxheti i Administratës së Qytetit ka qenë 17,9 miliard lira turke," thot Polat.

"Numri i banorëve është rritur për 20 për qind në pesë vitet e fundit, ndërsa buxheti ka kërcyer në rreth 75 për qind. Buxheti është dukshëm më e lartë se rritja e popullsisë, gjë që është normale. "

Mirëpo, ekspertët konstatojnë  se zonat urbane me dendësi të madhe të popullësisë, edhe pse ofrojnë përfitime të caktuara, sjellin edhe sfida të tilla si problemet e trafikut, tollovitë e trafikut, ndotje  dhe papunësi.

"Masa e njerëzve e cila nxiton drejt  Stambollit, ka shkaktuar probleme të shumta. Duke pasur parasysh se çfarë është politika, si duket është e pamundur ndalja e rritjes së popullsisë në qytet," beson Polat.

Ekspertët mendojnë se problemi i parë dhe më i madhi në qytet është sistemi i transportit.

"Për dy dekada, Stambolli është duke luftuar për gjetjen e një zgjidhje për këtë problem", thotë Mustafa Ilixhali, konsulent për transportin publik në administratën e qytetit të Stambollit. "Koha e humbur në tollovitë e trafikut në Stamboll i kushton  rreth pesë miliardë dollarë", thekson Ilixhali.

Polat, po ashtu, thotë se në proporcion të drejtpërdrejtë me rritjen e popullsisë, pjesa më e madhe e buxhetit në Stamboll, në 2015, është  rezervuar vetëm për transport.

"Afër pesë miliardë lira turke do të ndahen për investime në transport. Stambolli është një metropol, i cili ende nuk i ka arrit të gjitha investimet në transport. Zgjerimi i hekurudhave dhe realizimi i investimeve në sektorin e transportit paraqet një kosto serioze "tha Polat.

Sipas të dhënave të kompanisë evropiane  të sistemit të navigacionit TomTom, Stambolli, pas Moskës, është qyteti me trafik më të mbingarkuar në Evropë.

Viteve të fundit, qyteti është duke u përpjekur për t'u marrë me këtë problem. Vetëm në 10 vitet e fundit janë shpenzuar 32 miliard  lira turke në sektorin e transportit në qytet.

Sipas të dhënave  të Institutit të Statistikave të Turqisë (TUIK), linja e hekurudhës  nënujore  Marmaraj nëpër Ngushticën e Bosforit, ka kushtuar  8 miliard lira turke. Nëpërmjet tunelit në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë transportuar 21 milion pasagjerë.

Sistemi i metros, i cili u implementua në vitin 2007, tani ka një shtrirje prej 52 kilometra, që lidh më shumë se 40 stacione. Ky lloj transporti u bë forma më popullore e transportit publik në Stamboll. Nga 150 kilometra që i ka në këtë moment, qyteti planifikon të shtojë edhe 600 kilometra të linjave hekurudhore nëntokësore deri në vitin  2019.

Ura e tretë mbi Bosfor aktualisht është në ndërtim e sipër dhe pritet të përfundojë deri në fund të 2015. Kompania Ndërtimore IC ICTAS, e cili mori përsipër ndërtimin e urës, thuhet  se do të jetë më e gjera (59 metra), më e gjata (1048 metra) dhe më e larta (320 metra) në botë.

Pikërisht projektet e përmasave të mëdha, si ky, ndihmojnë rritjen e buxhetit: "Transformimi urban dhe ndërtimi i infrastrukturës do të përshpejtohet në vitin 2015," thotë Polat.

Nga të gjitha financimet e rezervuar për Stambollin, rreth 4.7 miliardë lira jnaë rezervuar për projekte mjedisore.

Partia qeverisëse për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) planifikon që deri në vitin 2023 do ti realizoj punimet në transformimin urban në Turqi në vlerë 400 miliard $. Stambolli avancon në pjesën më të madhe të projekteve zhvillimore.

Në qytetin më të madh turk aktualisht realizohen projekte të shumta restaurimi; disa prej ndërtesave janë duke u rrënuar për shkak nuk ju rezistojnë tërmeteve, ndërsa të tjerat për shkak të interesimeve të blerësve të huaj.

Përveç këtyre investimeve, janë ngjallë edhe  projektet e mëdha siç janë Kanali Istambul, renovimi i Sheshit Taksim dhe ndërtimin i aeroportit të tretë.

Politika qeveritare supozon se urbanizimi i shpejtë dhe përmirësimi i infrastrukturës, Stambolli të bëhet treg tërheqës për rajonin dhe botën.

Stambolli në vitin 2013,  i ka dhënë buxhetit të shtetit 68,2 miliard $, që është 39,05 për qind i buxhetit të shtetit. Ndërsa shpenzoi 7,8 miliard $ nga buxheti i shtetit.

Sipas Asamblesë së Eksportuesve të Turqisë, tërë krahinës së cilës i takon edhe Stambolli, në vitin 2014 i takon më shumë se pesëdhjetë për qind e vlerës së eksporteve nga Turqia, Me rritjen e popullsisë do të rritet dhe numri i projekteve, thotë Polat dhe konkludon: " Të gjitha këto investime në ndërtimtari në Stamboll, do të thotë se buxheti i tij për çdo vit do të shënoj rritje të mëtutjeshme", përfundon Polat, transmetojnë mediat turke .

Kthehu mbrapa

Shto koment