Srdjan Golubovic në Beograd hetohet për krime lufte

04.10.2012 (komentet: 0)

Srdjan Golubovic Max në fillim të shtatorit ka përfunduar në burgun e Beogradit për posedim të drogës dhe armëve, kishte njoftuar e përditshmja "Dnevni Avaz " e Sarajevës.

 

 

 

Një fotoreporter amerikan, Ron Haviv, ka disa foto të njohura të Tigrave në aksion, në Bijeljinë në mars të vitit 1992. Fotot u publikuan në revistën TIME dhe tregonin paramilitarë me maska dhe uniforma që kalonin mbi trupat e civilëve të vdekur që kishin vrarë në rrugë. Arkani i kishte dhënë Havivit leje për të fotografuar njerëzit e tij. 

 "Arkanovci", i kthyer me fytyrë nga kamera  , e cila ndodhet menjëher pran  viktimave, është i njohur me nofkën  Bokser ,  ndërsa konsiderohet se  ushtari tjetër  i cili  me qizme e godet të  vdekurin në  kokë  Tifa Sabanoviqin, besohet se është  Srdjan Golubovic  Max.

Sipas  informacioneve  'Dnevni Avaz ", derisa u arrestua, Golubovic  ishte i njohur si DJ Max dhe ka punuar në klubet e njohura të  natës në   Beograd.

Me kërkesën e Zyrës së Prokurorit për Krime Lufte në Serbi, policia e Beogradit po heton rolin e Srdjan Golubovic, DJ në Beograd, në krimet e luftës të kryera në qytetin boshnjak të Bijeljinës në mars të vitit 1992, ka mësuar Balkan Insight nga zyra e prokurorisë. 

Dyshohet se Golubovici ishte anëtar i Tigrave të Arkanit, grup me luftëtarë vullnetarë serbë të udhëhequr nga krimineli i njohur Zhelko Razhnjatoviq Arkan. 

Më shumë se 20 vjet që kur të ashtuquajturit Tigra hynë në qytetin Bijeljina në verilindje të Bosnjës, duke vrarë këdo që kalonte pranë, asnjë anëtar i njësisë nuk është sjellë në gjyq për ato krime lufte. 

Në vitin 1999, Gjykata Ndërkombëtare për Krime në ish Jugosllavi, ICTY, e paditi Arkanin për krime lufte, por vetëm për ato të kryera në vitin 1995 në zonën e Sanski Mostit në veriperëndim të Bosnjës. Sidoqoftë, Arkani vdiq në një përplasje të mafias në Beograd në vitin 2000.

Në aktpadi përmendeshin 78 emra të viktimave, por vetëm një i pandehur. Prokurori që udhëhoqi hetimet, Clint Ëilliamson, tha se nuk mund të identifikonin anëtarë të tjerë të njësisë së Arkanit, sepse kishin veshur maska gjatë operacioneve. 

Sipas prokurorisë së Hagës, njësia u formua në vitin 1990, si pjesë e Mbrojtjes Vullnetare Serbe, në fillim të luftës me Kroacinë. 

Në vitin 1992, ata luftuan në Slavoninë Lindore, duke themeluar selinë dhe qendrën e trajnimit në fshatin Erdut. 

Kur filloi lufta në Bosnjë në pranverën e vitit 1992, Tigrat e Arkanit luftuan në krah të forcave serbe të Bosnjës në zonat e Zvornikut dhe Bijeljinës, në Bosnjën lindore, ku siç thuhet në aktpadi, Tigrat “morën pjesë aktive në operacionet për të siguruar kontrollin serb në ato qytete”.



Prokuroria serbe beson se Srdjan Golubovic mund të jetë një nga burrat në ato foto. 

Sipas aktpadisë së ICTY, Tigrat e Arkanit nuk ishin vetëm paramilitarë, pasi u zbulua se Njësia financohej nga siguria e shtetit në Serbi dhe dy ish-drejtorë të shërbimit sekret, Jovica Stanisic dhe Franko Simatovic, që u paditën nga ICTY në vitin 2003 dhe po gjykohen momentalisht. 

Në aktpadi thuhej se disa grupe u formuan nga shërbimet sekrete serbe “për  të ndërmarrë operacione speciale ushtarake” në Kroaci dhe Bosnjë. 

“Këto njësi përfshinin grupe, ose anëtarë grupesh, të njohur me emrat e mëposhtëm: Njësia për Operacione Speciale në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Serbi, Njësi par aktivitete anti-terroriste, Njësia për Operacione Speciale, JSO, e njohur edhe si Beretat e Kuqe ose Akrepat, Mbrojtja Vullnetare Serbe e njohur edhe si Njerëzit e Arkanit dhe njësia elitë e Mbrojtjes Vullnetare Serbe e njohur si ‘Tigrat e Arkanit’”, lexohet në aktpadi. 

Për krimet që dyshohen se janë kryer nga Tigrat e Arkanit në Bijeljinë, zyra e prokurorisë në Serbi hetoi në vitin 2010 Borislav Pelevicin, ish-anëtar i njësisë së Arkanit dhe aktualisht deputet në parlamentin serb.

/Kokajnet/

Kthehu mbrapa

Shto koment