Spiegel Online: Ikja e Kosovarëve nga shteti i krimit, drogës, klaneve

14.02.2015 (komentet: 0)

 

Spiegel Online: Ikja e Kosovarëve nga shteti i krimit, drogës, klaneve

“Turma të tëra njerëzish po arratisen nga Kosova për shkak të korrupsionit, varfërisë dhe trafikut të drogës. Kush nuk është i lidhur me klanet e fuqishme, nuk ka asnjë shans në shtetin e vogël ballkanik”, shkruan portali më i madh në Gjermani Spiegel Online i cili i ka kushtuar një reportazh të gjatë eksodit masiv të kosovarëve, raporton telegrafi.

 

Spiegel Online njofton po kështu se presidentja e Kosovës i ka harruar përgatitjet për pavarësinë, e cila festohet më 17 shkurt. Tani Atifete Jahjaga po bën punonjësen sociale në rrugë, duke u kërkuar qytetarëve të mos largohen.

 

Por apeli i saj nuk ndihmon, shkruan revista. Më shumë se 50 mijë kosovarë janë larguar nga vendi brenda pak kohësh. “Numrat e emigrantëve kanë qenë në rritje. Por tani ka efektin e topit të borës,” thotë Besa Shahini, një studiuese.

 

Revista thotë se që prej pavarësisë, Kosova ka jetuar me ndihmë financiare të huaj, transmeton Gazeta Blic. Papunësia është në nivelin 27 për qind, kosovarët marrin 250 euro në muaj pagë dhe shërbimi shëndetësor thuajse nuk ekziston, përveçse me ndonjë pagesë në dorë.

 

Sipas Bankës Botërore, një e treta e kosovarëve jeton në varfëri të plotë. “Por jo vetëm varfëria po e çon vendin drejt arratisë. Kosova, krahas Shqipërisë dhe Malit të Zi njihet si epiqendër e prostitucionit, trafikut të qenieve njerëzore dhe tregtisë së armëve dhe drogës. Korrupsioni dhe krimi i organizuar janë të shumë përhapur. Kush nuk ka lidhje me klanet e fuqishme politike, nuk ka shanse për karrierë,” raporton Spiegel Online.

 

Reportazhin e plotë të Spiegel Online në gjermanisht mund ta lexoni: www.spiegel.de/politik/ausland/kosovo-massenflucht-aus-europas-armenhaus-a-1018150.html/ standard/

Kthehu mbrapa

Shto koment