Sot mbushen 15 vjet nga tragjedia e Otrantos

28.03.2012 (komentet: 0)

Sot mbushet 15 vjet nga tragjedia e Otrantos ku humbën jetën 84 persona mes tyre gra dhe fëmijë. 15 vjet pas tragjedisë, do të mbërrijnë sot në Vlorë dy objekte të anijes relike “Kateri i Radës” dhe përkatësisht busulla dhe feneri i mjetit lundrues.

 

Tragjedia e rëndë ndodhi në 28 Mars të vitit 1997. Anija shqiptare "Katri i Rades" me 120 persona në bord kishte arritur të hynte në ujërat territoriale italiane, por pak pasi i ishte afruar brigjeve të Otrantos në Itali, u përplas me anijen luftarake italiane, "Sibilla".

Si pasojë e përplasjes u mbytën 84 persona, mes të cilëve 46 gra dhe fëmijë. Prej tyre, 57 trupa u kthyen, ndërkohë që 24 rezultojnë të zhdukur dhe 34 të mbijetuar. Anija e tragjedisë u nxorr nga deti 6 muaj pas ngjarjes, bashkë me një pjesë të trupave të viktimave, ndërkohë që më pas ajo u vendos në Brindisi ku ndodhet edhe sot.

Në lidhje me tragjedinë e Otrantos, në Gjykatën Penale të Leçes në Itali është në proces një çështje gjyqësore ndërsa një tjetër çështje civile po zhvillohet ne Brindizi. Kapiteni i anijes italiane “Sibila”, Fabrizio Laudadio dhe Namik Xhaferri, kapiten i anijes “Kateri i Radës”, janë dënuar në shkallën e parë në gjykatën e Brindisit, përkatësisht me nga 3 dhe 4 vjet burg.

Tragjedia e Otrantos e ndodhur më 28 Mars të vitit 1997, ishte incidenti më më i rëndë dhe më i madhi i ndodhur ne detin Jon për shqiptarët.

Kthehu mbrapa

Shto koment