SOT ËSHTË DITA NDËRKOMBËTARE E MËSUESIT

05.10.2015 (komentet: 0)

Në shumicën e shteteve të Botës, Dita Ndërkombëtare e Mësuesit është 5 tetori.

Profesioni i mësuesit nderohet kudo nëpër botë dhe kjo mund të bëhet në çfarëdo date, mirëpo në kalendarin e UNESCO, 5 tetori është Dita Ndërkombëtare e Mësuesit.

Qëllimi i kësaj dite është të ofrojë mbështetje e inkurajim për mësuesit dhe gjithashtu të sigurojë që nevojat e brezave të ardhshëm të vazhdojnë të plotësohen prej tyre (mësuesve).

Dita Botërore e Mësuesit paraqet një shenjë të rëndësishme të ndërgjegjësimit, të të kuptuarit dhe të vlerësimit që shfaqet për kontributin vital që mësuesit i dhurojnë arsimit e zhvillimit të shoqërisë ndër vite.

Kosova e ka festuar këtë ditë për here të pare në vitin 2008. 

Kthehu mbrapa

Shto koment