Sllovakia njeh pasaportat e Kosovës

20.07.2012 (komentet: 0)

Qeveria sllovake që prej datës 17 korrik 2012 ka vendosur të nijohë pasaportat e Kosovës.

“Qeveria sllovake ka marrë vendim që nga 17 korrik 2012, të njohë pasaportat e qytetarëve të Kosovës, por jo edhe ato diplomatike”, ka thënë sot një diplomat ndërkombëtar për KosovaTimes. 

Gjithashtu, Sllovakia në vendimin e saj pranon që kosovarët që kanë viza Schengen të lëshuara nga shtete tjera të BE-së, të udhëtojnë me to edhe në Sllovaki. 
Sllovakia është një nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian, të cilat nuk kanë këmbëngulur në njohjen e Republikës së Kosovës. 

Kthehu mbrapa

Shto koment